Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Edi Ramës, i cili për situatën e vështirë ekonomike fajësoi edhe opozitën jashtëparlamentare.

“Fajin e ka opozita, fajin e ka media, Macroni, Europa, Amerika. Kur është në pushtet Trump fajin e ka kundërshtari i Trump, fajin e kanë të gjithë vetëm Rama se ka. Të hapë veshët dhe të dëgjojë mirë se mesazhi është i qartë, largimi i kësaj qeverie është ilaçi për këtë krizë të thellë ekonomike dhe sociale”, shprehet Basha.

Për sulmet e kryeministrit, kryedemokrati reagoi pas takimit me misionin e FMN, ku denoncoi politikat e gabuara të qeverisë Rama.

“Shqetësimet tonë janë pasqyruar edhe në raporte ndërkombëtarëve. 13 oligarkëve që janë skema të pastra të vjedhjeve . Nëse buxheti që kanë planifikuar do të kalojë, do të përbëjë një vjedhje të hapur 146 mln dollarë që do u jepen 13 oligarkëve. Do të çojë në thellim të krizës, por edhe rritje të borxhit public”, tha Basha.

Basha nuk u ndal tek nisma e Ramës kundër KÇK, por më herët në emër të PD-së reagoi sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi i cili ishte në sinkron edhe me drejtuesen e LSI-së Kryemadhi.

Elda Menga

Top Channel