Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa po diskutohet për paketën speciale antiKÇK.

Sipas Bushatit dhe Kadillit policia po merr kompetencat e prokurorisë, ndërsa për zv-ministrin e brendshëm Hodaj kjo nuk është e vërtetë pasi policia nuk merr kompetencat e prokurorirë por thjesht ka një shtim të kompetencave të saj.

Gjeneral Sandër Lleshaj do të pezullojë gjyqtarë dhe prokurorë. Ky është një shtet policor- tha Bushati.

Mos të merremi me emrat tani. Nuk e ka titull personal atë. Mund të jetë edhe Gjeneral Andi Bushati- ndërhyri Hodaj.

Për Ministrin Eduard Shalsi duhet shikuar targeti i kësaj pakete. “Targeti i kësaj pakete janë bandat e krimit të organizuar. Ata që kanë pasur dënime të rënda, ato që janë dënuar jashtë vendit- tha Shalsi.

Top Channel