Debate të forta në Open/ Bushati: Kemi shtet policor, reagon zv-ministri Hoda

25/11/2019 22:29

Debate të forta po zhvillohen në Open në Top Channel teksa po diskutohet për paketën special antikçk.

Sipas Bushatit dhe Kadillit policia po merr kompetencat e prokurorisë, ndërsa për zv-ministrin e brendshëm Hoda kjo nuk është e vërtetë pasi policia nuk merr kompetencat e prokurorirë por thjesht ka një shtim të kompetencave.

Gjeneral Sandër Lleshaj do të pezullojë gjyqtarë dhe prokurorë. Ky është një shtet policor- tha Bushati.

Mos të merremi me emrat tani. Nuk eka titull personal atë. Mund të jetë edhe Gjeneral Andi Bushati- ndërhyri Hoda.

Për Ministrin Eduard Shalsi duhet shikuar targeti i kësaj pakete. “Targeti i kësaj pakete janë bandat e krimit të organizuar”- tha Shalsi.

Top Channel