16:26
Kosove/Matoshi kërkon nga komunat ndalimin e fishekzjarrëve për festat e fundvitit
Me qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave të Kosovës, ka kërkuar ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, në hapësira publike dhe zona të banuara.