Eto’o, një “kushtrim” për Afrikën: Na humbi “Topi i Artë”

16/12/2019 20:00

Lionel Mesi arriti të fitojë Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierën e tij, një finish i pabesueshëm që u rrit në vlerë edhe prej formës së rivalëve.

I dyti Van Dajk dhe i treti Ronaldo ndërsa mbeti jashtë podiumit Sadio Mané. Pikërisht për sulmuesin senegalez, u pretendua më shumë në renditje, për shkak të rolit të tij në fushatën e Liverpulit në Ligën e Kampioneve.

Samuel Eto’o legjenda e futbollit afrikan lëshoi akuza të ashpra ndaj kapitenëve dhe gazetarëve në kontinent, për votimin e tyre aspak korrekt dhe jo të bashkuar.

“Nëse Mané do të kishte fituar Topin e Artë askush nuk do ankohej sepse e meritonte. Messi e fitoi trofeun sepse e gjithë Amerika e jugut votoi pro tij, mendoj se dhe europianët ishin në unison për Van Dijk. Afrikanët nuk votuan për Mane’ dhe ky është problem shumë i madh. Afrikanët kanë probleme me njëri tjetrin dhe i dhamë vetes një zhgënjim të madh. Duhet të bashkohemi për të ndërprerë dominimin e të tjerëve”, tha Samuel Eto’o.

Këtë qëndrim ish sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Celsit e kishte mbajtur dhe një ditë pas ceremonisë, por me tone më të moderuara.

Top Channel