Zbulohet vila sekrete prej 5 milionë paund në Dubai e kriminelit të famshëm Daniel Kinahan, bashkëshortja nxjerr në shitje asetet për t’i shpëtuar sekuestrimit 29/04 10:15
Paralelisht me punimet e komisioneve parlamentare ku diskutohej paketa “antishpifje”, Partia Demokratike dhe aleatet e saj diskutonin në një tryezë të përbashkët format e reagimit.
Si fillim erdhi ndjesa e Lulzim Bashës për qasjen e gabuar ndaj medias në të shkuarën.
Të vetëdijshëm se mazhoranca do e kalojë paketën në seancë planare, përfaqësuesit e medias kërkuan veprime forta dhe shumëformëshe, nga protestat tek ndërhyrja ndërkombëtare.
Premtimi i parë i opozitarëve ishte zhbërja e paketës “antifshpifje”. Përfaqësuesit e medias kërkuan nga opozitarët një raport të drejtë me media kur të vijnë në pushtet si dhe pranim të zërave kritikë.
Elda Menga
Top Channel