Brenda botës së errët të karteleve meksikane – “Trajnimi në kamp më shndërroi në një përbindësh”

16/12/2019 17:52

Vrasësi me pagesë për kartelet e drogës tregon se si kampi e stërvitjes së vrasësve në Meksikë e ktheu atë në një “përbindësh”.

Në vitin 2012, vrasësi anonim tregon se iu ofrua një vend në një prej skemave stërvitore, pasi preu fytin e një njeriu të pafajshëm për të treguar se mund të ishte pjesë e këtij kampi.

Kampi ishte një lloj shkolle në stilin e ISIS-it, ku të rinj stërviten për të kthyer në vrasës të etur për gjak.

Ishte vetëm 17-vjeç kur u bë pjesë e këtij kampi dhe u urdhërua të kalonte gjashtë muaj në malet meksikane, në mes të ftohtit dhe pa ushqim. Ai kalonte kohën duke vrarë anëtarë të tjerë të kartelit, duke prerë trupa dhe duke torturuar ata të cilët dështuan ose hiqnin dorë.

100 Vrasje

Personat të cilët nuk ju bindeshin urdhrave dhe silleshin keq vareshin në pemë dhe përdoreshin si “target” për praktikën e tyre.

Ky trajnim shërbente që të përgatiste atë për t’u bërë një nga vrasësit më vdekjeprurës në Moreles. Ai ishte pjesë e 100 vrasjeve të kriminelëve dhe njerëzve të pafajshëm. Në vitin 2019 ra nën pranga dhe duhej të dëshmonte kundër kolegëve të tjerë.

Dhuna në Meksikë është aktualisht në shifra të larta, pasi taktikat e tmerrshme të kartelit përkeqësohen dita-ditës. Vrasja me gjakftohtësi të grave dhe fëmijëve Mormon përfaqësojnë një nivel të ri në luftën e drogës në Meksikë, në të cilën torturat dhe prerjet janë pothuajse dukuri të përditshme.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel