Ligji sipas këshillave të OSBE-BE/ Flet hartuesja e projektit: Në përputhje me konventat europiane

16/12/2019 19:39

Elira Kokona për më shumë se 1 vit ka udhëhequr grupin e punës në kryeministri, për ndryshimet në ligjin e medias. Në një intervistë për Top-Channel ajo thotë se siç ka një ligj për gazetat, radiot dhe televizionet gjithashtu portalet, duhet të rregullohen.

“Rekomandimet e tyre pra të OSBE-së dhe BE-së janë sot të përputhura të reflektuara 100 % në draftin i cili është në shqyrtim këto momente në komisionet e ndryshme parlamentare”, shprehet Kokona.

Akuza më kryesore që vjen nga grupet e interesit shoqatat e gazetarëve është vetëm një. Përmes këtij projektligji cenohet liria e shprehjes në republikën e Shqipërisë. Si bashkëhartuese e këtij projektligji cila është përgjigja juaj për këtë akuzë që është e rëndë?

“Në fakt është akuzë shumë e rëndë e sironos e shprehur kjo më kuadër të një personi si unë që ka punuar për Gjykatën Europiane te Drejtave të njeriut për shumë vite aktiviste e të drejtave të njeriut e pranoj është një akuzë shumë e rëndë dhe nëse do të ishte kështu absolutisht të gjithë ne do të ishin dakord që ky projektligj nuk do të kalonte.

Por në fakt përkon totalisht me të kundërtën. Drafti qe ne kemi kaluar si qeveri në parlament dhe është duke u miratuar në këto momente është ne përputhje të respektimit te dispozitave të kushtetutës të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut sepse ai respekton jo vetëm shërbimin mediatik jo vetëm shërbimin në kuadër të së drejtës së lirisë së shprehjes po ai gjithashtu mundohet dhe krijon procedura të caktuara dhe rregullimet ligjore për të respektuar të drejta të tjera të garantuara nga konventa Evropiane e të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Zonja Kokona hedh poshtë pretendim se ky projekt ligj është një prodhim alla shqiptarçe.

“Serbia Kroacia, Mali i Zi rregullojnë shumë qartë publikimet elektronike dhe median elektronike. Kanë parashikime shumë të qarta në mënyrën se si këto ofrues shërbimesh mediatike rregullojnë sjelljen e tyre në raport me qytetarin me autoritet ne raport me rregullatorin. Kështu që në këtë kontekst absolutisht ju garantoj garantoj publikun që ajo çfarë ne jemi duke hartuar është ne linjë me të gjitha modelet jo vetëm të rajonit por mund të vazhdoj të përmend edhe legjislacionet të tjera në kontinent dhe më gjerë”, shton më tej.

Përse nuk ia latë në dorë të medias të vetë-rregullohet por qeveria ndërhyn me këtë projektligj?

“Në fakt mediat vazhdojnë ta kenë të drejtën për t’u vetrregulluar si me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të kësaj pakete ligjore dhe mundësinë e kanë patur me legjislacionin aktual. Vetrregullimi nuk është përjashtimor nga rregullimi shtetëror. Autoritet rregulluese dhe rregullatori siç quhet shpesh në sistemet ligjore të gati gjitha vendeve si të rajonit por edhe të kontinentit absolutisht ekzistojnë”, tha Kokona.

Muhamed Veliu

Top Channel