Tirana 48-orëshi/ Filmat që u realizuan për 2 ditë në festival

16/12/2019 16:52

48 orë nuk janë pak për të krijuar një film, megjithatë mund të krijosh edhe filma të mirë brenda kësaj hapësire kohore, sepse kur bëhet fjalë për festivalin e filmit “Tirana 48 orëshi” është pikërisht koha ajo që duhet respektuar në çdo detaj dhe në çdo sekondë të saj.

Një sekondë me vonesë mund ta skualifikojë filmin nga Festivali. megjithatë pavarësisht këtyre rregullave strikte 48 orëshi duket që po ecën mjaft mirë, sepse një numër i madh krijuesish të rinj, kanë paraqitur idetë dhe më pas kanë realizuar brenda dy ditëve një film. Të hënën ata zgjohem më një film më tepër në krijimtarinë e tyre, një film që do të mund t’ja paraqesin publikut nëpër festivale të ndryshme. Sepse edhe në 48 orë mund të bësh një film të mirë.

“Po shohim që ka rezultat. Disa 48 orësha në jetë ju bëkan mirë njerëzve që të fillojnë dhe të mbarojnë projektet”, shprehet Robert Aliaj.

Trofeun kryesor për filmin më të mirë e mori Grupi Boomerang, duke marrë po ashtu edhe trofeun për filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë. Emiljano Bufazi rrëmbeu edhe trofeun për aktorin më të mirë.Në vendin e dytë për kategorinë e filmit të mirë u vlerësua Grupi:Për Qokë, I njëjti që mori edhe trofeun për montazhin më të mirë.Ndërsa çmimi i tretë në vlerësimet për filmin më të mirë shkoi për Grupin Enemy. Çmimi për kinematografinë më të mirë i shkoi Ana Veselit dhe Grupit Bluberry’s Production.

Për përdorimin më të mirë të karaktereve çmimi përkatës ju dha grupit Mad Spirit.

“Festivali dihej që do të bëhej ditët e tërmeti në fakt dhe u anulua, u shty për më vonë. Kjo pati edhe një ndikim në festival. Sepse ne kemi një komunitet shumë sensibël. Artistët zakonisht janë më sensibël se të tjerët. edhe në komunitetin e kineastëve të 48 orëshit një pjesë e mirë u morën si vullnetarë. Pati 31 produksione filmike, sot shfaqen 17, sepse festivali ka disa rregulla shumë strikte sic është korrektesa”, tha Robert Aliaj.

Për producentin Aliaj dhe drejtorin ekzekutiv Edrin Kolekën, i gjithë ky angazhim ka për qëllim të ardhmen e krijuesve të rinj.

“Benefitet janë sigurish përfaqësimi në festivale në botë, mundësia që të shkosh të tregosh filmin tënd deri në Festivalin e Kanës. Gjëra të tilla. Nuk janë të vogla. besoj që kjo i duhet një producenti të ri, kur përfaqësohet përballë producentëve më të mëdhenj në botë, është gjë e madhe kjo”, shton Robert Aliaj.

Jetona Kocibelli

Top Channel