Zbulohet bomba plot 200 kg, evakuohet gjysma e qytetit italian

16/12/2019 16:54

54 mijë banorë të qytetit italian, Brindisi janë evakuuar me qëllim që të çmontohet bomba e forcave ajrore britanike, e cila daton nga vitit 1941, çka konsiderohet si operacioni më i madh gjatë Luftës së Dytë Botërore në Itali.

Bomba e gjatë mbi një metër dhe që peshon 200 kilogramë, është gjetur gjatë punimeve dhe rinovinimit të një kinemaje në të cilën hasi shoferi i ekskavatorit që po kryente punimet.

Banorët janë evakuuar në një perimetër prej 1,5 kilometra nga vendi ku është gjetur bomba, ndërsa në një rreze prej 500 metrave janë ndalur të gjitha pajisjet që funksionojnë me gaz.

Derisa ekipet specialiste të kryejnë punën e tyre, trafiku ajror do të mbyllet në atë zonë, kurse mbi njëmijë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe mbi 250 vullnetarë po marrin pjesë në operacionin e evakuimit. /Telegrafi/

Top Channel