Gjykata e Krimeve të Rënda bëri publik emrat e 123 të akuzuarve të cilët i kalojnë për kompetencë Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që për rrjedhim akuza do përfaqësohet nga prokurorët e posaçëm të SPAK.

Mes të akuzuarve spikasin emrat e Armando Kocerrit, Moisi Habiljat apo edhe Arbër Cekaj, të akuzuar për çështje droge.

Por nga ana tjetër edhe Apeli për Krimet e Rënda shprehet se edhe çështjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do ta dërgojë për kompetencë pranë Gjykatës së Posaçme, GJKKO të shkallës së dytë.
Nga ana tjetër Prokuroria po vazhdon me inventarizimin e çështjeve dhe pritet të jenë mëse 160 dosja penale që do ti kalojnë SPAK. Me të njohurat dosja 339, si dhe emir i ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në datën 18 dhjetor tre kandidatët që garojnë të drejtojnë me dorë të hekurt SPAK do dalin për intervistë para KLP, ndërsa në datën 19 tetë prokurorët e posaçëm të SPAK do të betohen para presidentit. Prokuroria e Posaçme SPAK dhe GJKKO do ta ushtrojnë funksionin në ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila e ndal këtu vrapin në drejtësi, 15 vite pas dhjetorit të largët të 2004 kur nisi nga puna me synim për të goditur krimin e organizuar, por që shënoi ritme të ulëta dhe padyshim dështoi në luftën ndaj korrupsionit.

Top Channel