Boban: Ibra? Është unik, mund të ndryshojë ambientin

16/12/2019 14:49

“Ibra mund të na ndihmojë shumë në terma afatshkurtër dhe për këtë është unik. Të shohim, sepse Zlatani është diçka tjetër krahasuar me të gjithë të tjerët, edhe pse nuk është më 28 vjeç. Është një lojtar me karakter dhe personalitet ekstrem, mund ta shkundë të gjithë ambientin.”

Këto janë fjalët e Zvonimir Bobanit, që ndez më shumë ëndrrën e tifozëve kuqezi për ta parë edhe një herë gjigantin suedez me ngjyrat e “Djallit”.

“Duhet ende kohë për të parë Milanin e madh. Sigurisht që duhet të djegim etapat dhe të shpenzojmë shumë para për të arritur ato nivele.”

Opinioni për Piolin: Është në sintoni me lojtarët dhe drejtuesit. Ka kuptuar shumë shpejt sesi funksionojnë gjërat te Milani, jemi të kënaqur me punën e tij. Barazimi me Sassuolon? Mëkat, prisnim një rezultat tjetër. Milani luajti mirë, por duhet të bëjë më mirë në Itali për të fituar.

Për Rebic: Është një futbollist shumë i fuqishëm dhe i shpejtë. Ndryshimi mes futbollit gjerman dhe atij italian është i madh. Ka karakter të fortë dhe besoj se do të an japë një dorë.

Për Interin: Është e rëndësishme që dikush të luftojë me Juventusin, më vjen keq që nuk jemi ne. Zikaltrit po punojnë shumë mirë. Më në fund, Juvja ka një konkurrent, shpresojmë të jemi ne së shpejti aty.

Top Channel