Qellon me grusht fëmijët, dënohet me 9 vite burgim narkomani – policia amerikane publikon pamjet rrëqethëse

16/12/2019 16:22

Më në fund është gjykuar personi që ka kryer sulmin më bizar, me të cilin është ballafaquar policia amerikane në qytetin Lorry në Kaliforni.

Siç mund të shihet nga videoja e publikuar më poshtë, një burrë brenda një marketi pa kurrfarë arsye godet me grusht në kokë dy fëmijë
Incidenti ka ndodhur që korrik, kurse fëmijët e sulmuar ishin 5 dhe 11 vjet. E burri i identifikuar si Jeff Hardcastle, 52-vjeç, është dënuar me nëntë vite burgim.

Prindërit e fëmijëve kishin mbetur të shokuar kur panë pamjet e kamerave të sigurisë, që kishin filmuar sulmin brenda marketit.

“Kam humbur, jam i shokuar si mendërisht e fizikisht”, ka deklaruar babai Malvin Gudrum Junior.

E një grua që ishte dëshmitare e sulmit tha se këto pamje janë shumë të tmerrshme në veçanti që në to paraqiten fëmijët.

Sipas policisë Hardcastle ishte nën ndikim të lëndëve narkotike dhe se vazhdimisht është sjellë në mënyrë të çuditshme në market.

Top Channel