Vrasja e policit malazez/ Kush janë 3 shqiptarët e arrestuar (EMRAT)

16/12/2019 19:36

Personat e arrestuar si të përfshirë në ngjarjen ku humbi jetën polici malazez, Milutin Lekovic, 41 vjeç janë sjellë në Prokurorinë e Podgoricës në orën 16:00; nga ku janë marrë në pyetje.

Bëhet fjalë për 3 shtetas  shqiptarë të Kosovës, Luan Hasanaj, Lulzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj, të dyshuar për vrasjen e të ndjerit.

Sipas policisë së Malit të Zi, 43-vjeçari Luan Hasanaj është autori që i mori jetën oficerit të policisë Milutin Lekovic. Në komunikatën e fundit për shtyp thuhet se shtetasit shqiptarë Lulzim Hasanaj (49 vjeç) dhe Nure Hasanaj (67 vjeç) ishin me të. Tre personat e arrestuar pretenduan se ishin shtetas të Kosovës.

Mjekët në Spitalin Risan nuk arritën të shpëtojnë jetën e policit kufitar, të plagosur dje rreth orës 02:00 në Igalo të Malit të Zi. Lekoviç dyshohet se ishte shënjestruar në kokë nga autori. Pistoleta u shkreh nga sendilja e pasme e makinës së policisë, ndërsa më pas autori mori arratinë me dy bashkatdhetarët e tij.

Ata u arrestuan rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin, ndërsa po përpiqeshin të shpëtonin përtej kufirit me Kroacinë me këmbë.

Kur policia i gjeti dhe i rrethoi, i dyshuari për vrasjen e oficerit të policisë përsëri përdori pistoletën. Ai u plagos në krah në shkëmbim zjarri dhe më pas që të tre u arrestuan.

Top Channel