Një 74-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Milot.

Pjetër Marku është vetvrarë me armë gjahu në banesën e tij dhe kanë qenë familjarët që e kanë gjetur atë të pajetë.

Kurbin/ Informacion paraprak

Më datë 16.12.2019, rreth orës ‪18:20, në Milot, Kurbin, në banesën e tij është vetvrarë me armë gjahu shtetasi P.M., 74 vjeç, banues në Milot, Kurbin

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel