Qytetarët dy ditë radhazi zgjohen në mjegull dhe ajër të ndotur. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë nivele të larta të ajrit të ndotur në Tetovë dhe Manastir. Më shumë grimca PM 2.5 u matën në Tetovë, 155 mikrogramë për metër kub, dhe në Manastir, u matën 84 mikrogramë për metër kub. Me vështirësi merret frymë edhe në Strumicë. Aty u matën 135 mikrogramë të grimcave PM 10

Në metropol, ndërkohë, ajri më i ndoturi është në Gazi Babë, ku maten 113 mikrogramë të grimcave PM10. Këto matje të ndotjes së ajrit, sipas kryetarit të Shkupit Shilegov, nuk janë të mjaftueshme për të aktivizuar masat. Qeveria do të presë ajër edhe më të ndotur.

Masat e jashtëzakonshme aktivizohen në bazë të takimeve të punës së organit punues nga ana e Qeverisë, jo nga qyteti, dhe më pas i marrim rekomandimet që ne si kryetarë komunash kur duhet t’i aktivizojmë masa të jashtëzakonshme, kështu që duhet të dini që deri në 50 është ndotje normale që e kemi dhe është në zonën e gjelbër. Masat aktivizohen kur është mbi 200 “-tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Herën e fundit që Qyteti i Shkupit i aktivizoi masat e jashtëzakonshme ishte në janar, kur stacionet matëse treguan praninë e më shumë se 500 mikrogramëve PM10 për metër kub. Organizatat joqeveritare edhe krahas asaj se në Qeveri kanë dërguar zgjidhje për të ulur ndotjen në vend, thonë se nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Kërkesat janë konkrete, në mënyrë koncize janë dhënë afate dhe konsiderojmë që lehtë realizohen. Njerëz që punojnë gjatë në sektorin civil, kanë dhënë kohë dhe sakrificë që t’i formulojnë dhe të gjejnë zgjidhje dhe afate konkrete, për të cilat këto kërkesa mund të realizohen. Tani presim nga pushteti të gjejë mundësi dhe t’i realizoj kërkesat”-pohoi Tatjana Stojanovska, përfaqësues i “Revolucionit të gjelbër”.

Të premten, përsëri do të grumbullohen mbi 30 organizata joqeveritare nga qytete të ndryshme që të marshojnë kundër ndotjes së ajrit. Kanë mbi 100 kërkesa. Shilegov do të del në marsh nëse ka kohë.

Do të bashkëngjitëm, do kthehem nga rruga, me siguri do arrij të premten të bashkëngjitëm. Ajo që kjo shoqatë e kërkon nga Qyteti i Shkupit, unë i pash kërkesat e dorëzuara, më gëzon ajo që sektori joqeveritarë Qytetin e Shkupit e sheh si në partner dhe të gjitha kërkesat që janë dorëzuar vetëm një në mënyrë indirekte kishte të bëjë me Qytetin e Shkupit, ishte që ta miratojmë Planin e detajuar urbanistik për Vardarishte, gjë të cilën ne e bëmë për pesë ditë”-tha Petre Shilegov, kryetarë i Shkupit.

Ai duhet t’i bëjë ato punë. E jo të protestojë bashkë me ne. Për të ne mundemi nëse ai shpreh dëshirë t’i dorëzojmë kërkesat në mënyrë koncize të cilat do i kishte realizuar”-pohoi Tatjana Stojanovska, përfaqësuese e “Revolucionit të gjelbër”.

Për shkak të mjegullës së dendur gjatë mëngjesit të sotëm u anuluan katër fluturime në aeroportin e Shkupit. Nga TAV thanë se komunikacioni ajror nga mesdita po zhvillohet pa probleme. Igor Stefanovski Marre nga AlsatM

Top Channel