E martë, 10 Mars 2020
17:04
Koronavirusi/ Rama: Rastet e të prekurve do të rriten… të bëjmë kujdes, nuk duhet të kthehemi në vrasës

Kryeminsitri Rama në mbledhjen e qeverisë këtë pasdite për masat kundër përhapjes së koroanvirusit është shprehur se rastet e të infektuarve pritet që të rriten.

16:57
Itali/ Tërmeti me magnitudë të vogël në zonën e Koronavirusit tremb banorët, dalin të gjithë në rrugë

Një tërmet me magnitudë të vogël, 2.6 i shkallës rihter ka rënë në Itali, pikërisht në zonën ku është epiqendra e Koronavirusit.

16:57
Vazhdon dezinfektimi i institucioneve publike në bashkinë e Shkodrës

Në territorin e Bashkisë së Shkodrës ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimi i ambjenteve.

16:55
Rojet indiane vishen si gorrilla për të trembur majmunët makakë që mësyjnë kufirin

Roje kufitare të veshur si gorrilla po trembin majmunët makakë pas rritjes së madhe të popullsisë së tyre që tenton të mësyjë në zonat e banuara.

16:54
Koronavirusi/ Rama: Do kisha dëshirë që t’i përqafoja të prekurit, por nëse bëj trimin kthehem në vrasës

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë rregullat e vendosura kundër koronavirusit.

16:54
Covid-19/ Greqia mbyll institucionet arsimore për dy javë

Greqia ka mbyllur institucionet arsimore në të gjithë vendin për 14 ditë.

16:50
Nuk ka koronavirus në Kosovë, rezultatet e pacientëve të dyshuar dalin negative

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast me koronavirus.

16:49
Krasniqi: Kurti është virusi më i rrezikshëm që po e infekton Kosovën me anti-amerikanizëm

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se kryeministri Albin Kurti është virusi i më i rrezikshëm për qytetarët, duke infektuar vendin me ndjenjën e anti-amerikanizmit.

16:42
Mustafa: Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike.

16:40
Koronavirusi/ Manastirliu: Pritet rritja e rasteve të të infektuarve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur në mbledhjen e Qeverisë për masat kundër koronavirusit se rastet e të prekurve në ditët në vijim pritet të rriten.

16:38
Basha-Ramës: Në vend që të sulmojë opozitën, të japë llogari për shpërndarjen e 1.2 milionë maskave të skaduara

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit të vendit, i cili u shpreh se opozita po krijon panik dhe po dezinformon qytetarët, një reagim vjen nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili vazhdon ti mëshojë faktit që kryeministri duhet të japë llogari për shpërndarjen e 1.2 milionë maska të skaduara.

16:34
Koronavirusi/ Rama: Do marrim sanksione, në Izrael shkon në burg nëse thyen urdhrin…

Kryeministri Rama është shprehur se për të gjithë personat e që kanë ardhur nga zonat e prekura do të ketë sanksione.

16:31
Kina gati të shpallë fitore ndaj koronavirusit, Presidenti Xi viziton karantinën në Vuhan, mbyllen 14 spitale të përkohshme

Presidenti kinez Xi Jinping ka vizituar sot ‘qytetin zero’ Vuhan për herë të parë që prej lindjes së koronavirusit vrasës në janar, në një shenjë të qartë se vendi tashmë beson se ka vënë epideminë nën kontroll.

16:29
Koronavirusi/ Rama: Nga nesër administrata që punon në kompjuter do të mbyllet, shërbimet merren online

Nga nesër të gjithë punonjësit e administratës që punojnë në kompjuter dhe që shërbimet që ofrojnë mund të merren edhe online, do të punojnë nga shtëpia.

16:27
Itali/Nga sot lëvizjet me leje të posaçme, policia: qytetarë qëndroni në shtëpi, ose në burg

Italianët nga sot mund të udhëtojnë, vetëm nëse shkojnë në punë apo për shkaqe shëndetësore.

16:24
“Shtëpia e pushimeve” është gati për karantinën/ Rama thirrje qytetarëve: Koha për të luftuar të gjithë së bashku

Në mbledhjen e qeverisë në lidhje me masat që do të merren ndaj koronavirusit në vendin tonë, kryeministri i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë këshillat në dukje krejt elementare po krejt thelbësore, ato të higjienës personale.

16:24
Koronavirusi/ Rama: Do mbyllim diskot, palestrat e vendet ku mblidhen shumë njerëz

“Do mbyllim pube, disko palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz për të vendosur shëndetin të parin.” kështu është shprehur kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë për masat që do të ndërmerren kund përhapjes së koronavirusit.

16:21
Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat, do ta vrasim këtë armik

Kryeministri Rama e ka quajtur një armik koronavirusin ndërsa punën e mjekëve një luftë kundër këtij armiku.

16:17
Koronavirusi/ Rama: 1 mijë euro shtesë për mjekët dhe infermierët

TIRANË – Kryeministri Edi Rama teksa ka mbledhur qeverinë për masat e ndërmarra për parandalimin e koronavirusit.

16:10
“Opozita nxit panik përmes dezinformimit”/ Rama: Shqipëria nuk ka kaq shumë ekspertë sa të ndahet në shumë Task-Forca

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë për masat ndaj koronavirusit ka akuzuar opozitën se po përhap panik dhe po dezinformon qytetarët.

16:10
Rusia: SHBA krijoi koronavirusin vrasës si armë biologjike kundër Kinës

Rusia ka nisur një fushatë lajmesh të dyshueshme sipas të cilave SHBA ka krijuar koronavirusin vrasës në formën e një arme biologjike ndaj Kinës.

15:54
Italia pezullon pagesat e kredive prej impaktit të epidemisë së koronavirusit në familjet e bizneset

Pagesat e kredive për familjet dhe bizneset e vogla do të pezullohen në të gjithë Italinë prej përkeqësimit të pasojave të koronavirusit në ekonominë e vendit, tha sot zv. ministrja e ekonomisë.

15:53
“Ky armik nuk pyet as për malësor, as për lab”/ Rama: Respektoni rregullat, është një luftë

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se është koha jo për të treguar trimëri ndaj koronavirusit, por për të respektuar rregullat.

15:44
Ankesat dërgojini me postë ose email/ Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, masa ndaj koronavirusit

Në vijim të masave kundër përhapjes së koronavirusit, duke nisur që sot, Inspektori i Lartë i Drejtësisë njofton se shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e ILD-së do të ndërpritet.

15:36
Italia pezullon futbollin/ Vendimi pas emergjencës për Covid-19

Qeveria italiane mori masa të tjera akoma më drastike për të përballuar emergjencën coronavirus duke e përfshirë të gjithë vendin në zonën e kuqe, ndërkohë që janë pezulluar të gjitha eventet publike duke përfshirë këtu edhe ato sportive.

15:32
Anulohen koncertet/ Yjet e muzikës ndërpresin turnetë në botë

Yjet e popit, Miley Cyrus dhe Madona, si edhe grupi i rokut Pearl Jam, kanë anuluar koncertet ndërsa pasojat e koronavirusit po godasin edhe muzikën live.

15:32
Denoncimi i Bashës, Rama: Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri…

Pas denoncimit të bërë nga kryeopozitari Lulzim Basha ( më herët edhe nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi) që deklaroi se maskat mbrojtëse me të cilat po punon personeli mjekësor janë të skaduara, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

15:32
Yje të ekranit shihen me doreza, doktorët: Vetëm larja e duarve është me e efektshme ndaj koronavirusit

Yje të njohur të ekranit janë parë së fundmi duke dalë në publik me doreza teksa përpiqen të mbrojnë veten nga koronavirusi por ekspertët kanë hedhur shpejt poshtë shembullin e tyre.

15:29
Testi i ri brenda marsit: Diagnostikon Covid-19 për 90 minuta

Brenda marsit do të jetë i disponueshëm një test i ri molekular për identifikimin e shpejtë të koronavirusit të ri.

15:29
Dezinfektim transportit urban në Tiranë, bie numri i personave që udhëtojnë

Bashkia e Tiranës njoftoi se ka dezinfektuar autobusët e transportit publik, kështu që qytetarët mund t’i përdorin ato, siç kanë bërë përherë, pa patur frikën nga Koronavirusi.

15:25
Barcelona-Napoli/ Bëhet zyrtare, luhet pa tifozë

Sfida mes Barcelonës dhe Napolit e parashikuar të zhvillohet në 18 mars do të luhet pa praninë e tifozëve në Camp Nou për shkak te coronavirusit.

15:20
Nis dezinfektimi në gjithë vendin, në shkolla dhe ambiente publike

Pas anulimit të festimeve të Ditës së Verës edhe Bashkia e Elbasanit ka nisur dezinfektimin e të gjithë mjediseve publike, institucione, transport publik, tregje, parqet dhe këndet e lojërave për fëmijë.

15:18
“Personeli shëndetësor po punon me maska të skaduara”/ Basha: Kjo është kriminale

Pas denoncimit të mëparshëm nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, kryeopozitari Lulzim Basha.

15:15
Ekskluzive-Video/ Telefonata: Jam me temperaturë, kisha kontakte me një nga të prekurit me Koronavirus

Top Channel paraditen e kësaj të marte ishte në njësinë e koordinimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Spitalore, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë telefonuar mbi 3000 qytetarë në numrin 127.

15:12
Udhëtarët e fundit nga Italia/ Në mëngjes mbërritën me traget 630 persona

Mëngjesin e së martës në portin e Durrësit kanë mbërritur tragetet e fundit nga Italia.

15:10
Pikat turistike të zbrazura, patrullat e policisë në Itali këshillojnë njerëzit të qëndrojnë brenda

Rrugët e sheshet italiane ishin të zbrazura sot teksa qytetarët po përgatiten për karantinën e gjatë që ka nisur me një bllokim të paprecendetë të të gjithë vendit.

15:10
Tragetet e fundit sot/ Do të ndalohen udhëtimet edhe nga Bari dhe Brindizi

Qeveria ka pezulluar plotësisht fluturimet me Italinë.

15:08
Urgjenca, në krye të betejës/ Çdo ditë, 3 mijë thirrje pranë 127 për të marrë këshilla

Këtu në njësinë e koordinimit të qendrës kombëtare të urgjencës spitalore, ndodh përballja e parë në betejën e nisur ndaj Koronavirus, tashmë prezent edhe në vendin tonë. Mbi tre mijë qytetarë gjatë 24 orëve të fundit kanë telefonuar numrin 127 për tu këshilluar.

15:03
10 të infektuar në Shqipëri/ Janë kryer 114 analiza, një nga të prekurit ndodhet në Durrës

Covid-19 po përhapet në vendin tonë menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë janë konfirmuar zyrtarisht 10 të prekur ndërkohë që mund të ketë edhe të tjerë të cilët janë pa simptoma.

14:55
Pamje që tregojnë më së miri si përhapet coronavirusi

Një video e postuar në Twitter që brenda pak minutave është bërë virale, tregon më së miri se si përhapet coronavirusi që së fundmi ka marrë emrin e ri – COVID-19.

14:51
Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në rrugën dytësore në Sukth

Nga një informacion paraprak, policia e Durrësit bënë me dije se një person është gjendur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth.

14:49
Djali i presidentit Trump mbështet deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Gjatë ditës së sotme senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

14:44
​Kosovë/Qeveria ndan 10 milionë euro për t’u ballafaquar me koronavirusin

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për të ballafaquar me koronavirusin. Mbi bazën e kësaj në mbledhjen e sotme ka ndarë 10 milionë euro për ministrinë e shëndetësisë për të zbatuar atë.

14:42
Serbia vendos kufizime të udhëtimit për shkak të koronavirusit

Serbia ka mbyllur kufijtë për udhëtarët nga vendet më të prekura nga koronavirusi, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

14:39
Koronavirusi, mbyllen edhe dy klinka në Shkup

Klinikat interne të Gastrologjisë dhe Hematologjisë në qytetin e Shkupit janë zbrazur nga mjekët dhe pacientët.

14:37
10 të infektuar nga koronavirusi/ Pacienti në Durrës, është grua

Në komunikimin e përditshëm me mediat nga Ministria e Shëndetësisë, zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë është 10, ndër to një pacient që ndodhet në Durrës.

14:37
MASR shpërndan “udhëzuesin për klasat virtuale” për orientimin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini në rrjetin e saj social Facebook ka publikuar “Udhëzuesin për Mësimin në Kushtet e Shtëpisë”, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19.

14:37
​Jeta në Mars? NASA sjell zbulimin e radhës

Molekulat organike të pranishme në qymyr dhe vaj në Tokë janë identifikuar në Mars dhe mund të lënë të kuptohet për praninë e jetës aliene.

14:34
​A mund “të eksplodojnë” bakteret?

Argjendi ndihmon në parandalimin e përhapjes së baktereve të dëmshme duke prishur mënyrën e lëvizjes së tyre. Ky metal i çmuar është përdorur për një kohë të gjatë për të ndaluar transmetimin e baktereve.

14:30
Zhvillohet konferenca virtuale mes ministrave të Arsimit/ Fokusi: Arsimi në kushtet e mbylljes së shkollave

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka zhvilluar sot një takim virtual me ministrat e arsimit në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria, ku kanë ndarë edhe eksperiencat e shteteve për adresimin e çështjeve që lidhen me një proces sa më të rregullt arsimor në këtë fazë ku nuk mund të frekuentohen shkollat.

14:29
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për buxhetin e vitit 2020

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitin 2020, i cili do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

14:22
Mbyllja e shkollave dhe çerdheve/ “Pushim edhe njërit prind”, qeveria pritet të japë vendim

Pas mbylljes së të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve nga qeveria, pritet t’i jepet që qeveria të japë pushim edhe për një nga prindërit.

14:12
Cakaj: Rekomandimi i KE-së, Shqipëria pret nga vendet anëtare reflektim pozitiv

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili u drejtua nga Presidenca e Përbashkët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

14:12
“Më shumë se 1600 të burgosur”/ Greqi: Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në burgun e Koridhalos

Ministria e Drejtësisë në Greqi ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, në burgun Koridhalos të Athinës, vetëm pak minuta më parë.

14:08
Te Kopshti Zoologjik/ Gjendet një person i pajetë në trotuar, ja dyshimet e para

Mesditën e sotme, rreth orës 12:21, te Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë një 79-vjeçar.

14:05
Vazhdojnë incidentet me migrantë në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë

Autoritetet greke kanë njoftuar se rreth 1000 migrantë janë kanë provuar të kalojnë kufirin nga Turqia, pavarësisht masave të shtuara të sigurisë.

14:04
Serbia vendos kufizime të udhëtimit për shkak të koronavirusit të ri

Serbia ka mbyllur kufijtë e saj për udhëtarët nga vendet më të prekura nga koronavirusi i ri, si përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

14:01
Rregullat bazë të higjienës personale – a ju ndihmojnë të ruheni nga mikrobet?

Muajt e fundit higjiena dhe pastërtia personale janë kthyer në kryefjalën e të gjithë botës.

14:01
Dezinfektimi në Vlorë/ Aksion nëpër institucione

Edhe në Vlorë po bëhen dezinfektime.

13:57
Klerikët në luftë kundër virusit/ Komunitetet fetare në Elbasan sensibilizojnë popullatën

Masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë marrë edhe në Elbasan.

13:49
Dezinfektimi në Gjirokastër/ Aksion në parqe pas shfaqjes së rasteve të para në Shqipëri

Dezinfektime po kryhen edhe në Gjirokastër, në vijim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

13:45
Dezinfektimet në Shkodër/ Masa pas hyrjes nga Muriqani të të infektuarit të parë

Në të gjithë vendin kanë nisur të dezinfektohen mjediset publike.

13:44
​Tetë të dyshuar për koronavirus në Kosovë, priten rezultatet e analizave

Tetë persona që dyshohet të jenë prekur nga koronavirusi, janë aktualisht duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

13:40
Masat në kufi me Greqinë/ Në Kapshticë vijojnë kontrollet

Në një tjetër pikë kufitare me një vend fqinj, ku infektimet shtohen nga ora në orë, në atë me Greqinë, udhëtarët vazhdojnë të kontrollohen.

13:37
Fluks në portin e Durrësit/ Udhëtarët nga Italia vazhdojnë të zbarkojnë me linjat nga jugu

Në portin e Durrësit është rritur orët e fundit fluksi i pasagjerëve që vijnë nga Italia me tragetet që nisen nga jugu i gadishullit Apenin.

13:34
Koronavirusi/ Vetting-u ndërpret takimin me qytetarët

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit në vend , vetting-u do të ndërpresë takimet me qytetarët për ankesat që ata kanë.

13:29
Ushqimet nuk do mbarojnë! Supermarketet furnizohen rregullisht

Radhët e gjata në supermarkete pas daljes së lajmit për dy të infektuar me koronavirus në Shqipëri ishin surreale një ditë më parë.

13:28
Të dënuar për trafik lëndësh narkotike, ja kush janë dy subjektet që OFL u dërgoi sot formularin

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

13:26
Austria mbyll kufirin me Italinë për shkak të virusit

Në një veprim dramatik për të mbajtur koronavirusin nga zhvendosja në veri, kancelari i Austrisë thotë se vendi po ndalon udhëtarët nga Italia të hyjnë, raporton AP.

13:25
Thirrjet për ndihmë te 127! Këshillat e para mjekësore për ata që dyshojnë se janë infektuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në nr. 127!

13:25
​Si llogaritet përhapja e koronavirusit?

Dëshira e llogaritjes së shkallës së përhapjes së një virusi të veçantë, ka shtyrë shkencëtarët për të vendosur një numër unik që përcakton se sa pushtues është një virus. 

13:17
“Gruaja më tradhton me priftin”/ Burri përndjek bashkëshorten, i ‘alarmon fisin’ dhe më pas zhduket

Një grua në Tiranë i kërkoi policisë të hetojë bashkëshortin , pasi ai kishte angazhuar njerëz që ta ndiqnin këmba-këmbës dhe që pas përndjekjes që gruas i ishte kthyer në ankth, asaj i janë shkrepur fotografi në një ambient publik.

13:08
Mjeku i Enver Hoxhës, mesazh për Covid-19: Mposhtja e virusit është sot detyrë mbi detyrat

Lidhur me çështjen e koronavirusit, mjeku Isuf Kalo, i cili ka shërbyer në stafin mjekësor të Enver Hoxhës shprehet se “është pozitive që një sërë mësimesh të vyera i kemi përfituar tashmë nga eksperienca e përballimit të kësaj pandemie në vendet e tjera, veçanërisht nga fqinjët, dhe që disa masa mbrojtëse të domosdoshme janë ndërmarrë paraprakisht nga Ministria jonë e Shëndetësisë dhe Task Forca e ngritur posaçërisht kundra tij.”

13:06
Koronavirusi/ Drejtori i Urgjencës Kombëtare: 80% e rasteve nuk shfaqin simptoma

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se numri i thirrjeve për koronavirusin tashmë në 127 është tre fishuar.

12:59
Gjirokastër, nis dezinfektimi i mjediseve publike

Në Gjirokastër ka filluar dezinfektimi i mjediseve publike sidomos hapësirave qe frekuentohen nga të moshuar.

12:53
Shkodra merr masa për koronavirusin, nis dezinfektimin e ambienteve dhe institucioneve publike

Bashkia e Shkodrës ka pezulluar zyrtarisht të gjitha aktivitetet kulturore, artistike dhe sportive në kuadër të masave kundër koronavirusit.

12:45
Koronavirusi/ Urdhër nga Ministria, ndalohen lëvizjet e pasagjerëve nga portet italiane në drejtim të Shqipërisë

Pas ndryshimit të situatës dhe shpalljes zonë e kuqe e gjithë territorit në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet Italiane në drejtim tē Shqipërisë.

12:40
Koronavirusi/ Dyqanet nën sulm, përse njerëzit janë fiksuar pas letrës higjienike?

Maskat ishin të parat që u zhdukën.

12:38
Koronavirusi në vend/ Ministria e Shëndetësisë konfirmon: Numri shkon në 10

“Deri tani janë testuar në Institutin e Shëndetit Publik 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitive. Bëhet fjalë për dy të sëmurët e parë të deklaruar dhe 6 persona të tjerë kontakte të ngushta të këtyre të sëmurëve si dhe dy raste të reja të palidhura me dy rastet e para”.

12:31
Covid-19/ Itali, pezullohen eventet sportive

Qeveria italiane mori masa të tjera akoma më drastike për të përvballuar emergjencën coronavirus duke e përfshirë të gjithë vendin në zonën e kuqe, ndërkohë që janë pezulluar të gjitha eventet publike duke përfshirë këtu edhe ato sportive.

12:28
Reduktohen infektimet në Kinë/ Sot 17 viktima të reja, numri më i ulët që prej fillimit të epidemisë

Ndërsa Italia është e gjitha në karantinë, Kina ka sinjalizuar progres në betejën e saj ndaj koronavirusit.

12:24
E gjithë Italia në karantinë/ Kryeministri izolon vendin me 463 viktima

Italia është zgjuar sot e gjitha në karantinë.

12:19
‘British Airways’ anulon gjithë fluturimet me Italinë deri më 4 prill

British Airways ka anuluar sot të gjitha fluturimet në dhe nga Italia deri në 4 Prill për shkak të koronavirusit.

12:13
Numri i të prekurve mund të jetë më shumë se 6/ Babai i infektuar mori pjesë në një varrim

Në një kohë kur aktualisht në Shqipëri rezultojnë zyrtarisht gjashtë të prekur me koronavirus, gazetarja e Top Channel-it, Alma Demiraj, gjatë lidhjes direkte të edicionit informativ të orës 12:00 u shpreh se numri i të infektuarve dyshohet të jetë më i madh se kaq, nisur nga fakti që pacientët pozitivë kanë patur kontakt të gjerë.

12:11
FSHF merr vendimin: Ndeshjet do luhen, por pa tifozë

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit pas mbledhjes së jashtëzakonshme të zhvilluar ditën e sotme dhe komunikimeve zyrtare me Këshillin e Ministrave ka vendosur të njoftojë klubet se aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë sipas kalendarit zyrtar të parashikuar nga Sektori Garave, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

12:10
Greqi/ Diagnistifikohet me covid-19 një prej biznesmenëve më të mëdhenj

Në Greqi është prekur nga Covid-19 edhe një prej biznesmenëve më të mëdhenj.

12:01
Balluku: Nuk ka udhëtime pas ditës së sotme. Tërheqja e pasagjerëve nga vendi ynë, nëse Italia dërgon avion apo traget bosh

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku foli për masat që po merren për udhëtimet dhe lëvizjet e qytetarëve në kohën kur koronavirusi tashmë ka prekur edhe vendin tonë.

12:00
Koronavirusi/ Dyshohet për më shumë se 6 të prekur, babai i infektuar mori pjesë në varrim

Në Shqipëri shkoi në 6 numri i personave të prekur nga koronavirusi.

12:00
89 të infektuar në Greqi/ Ministria e Financës vë në dispozicion 120 ton alkool etilik të sekuestruar

Teksa numri i të infektuarve ka shkuar në 89, ministria greke e Financës, njoftoi para pak minutash se ka vënë në dispozicion të kompanive farmaceutike, sasinë prej 120 ton alkool etilik, i cili ka qenë i sekuestruar prej shërbimeve doganore, gjatë aksioneve antikontrabandë të kryera në vend gjatë muajve të fundit.

11:52
Koronavirusi/ Izolohen 5 zyrtarë të lartë amerikanë, kanë qenë në kontakt me një të infektuar

Pesë zyrtarë të lartë republikanë në Shtetet e Bashkuara janë izoluar, pasi kanë qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirusin e ri.

11:49
Pas udhëtimit në Itali, Presidenti i Parlamentit Evropian në vetizolim

David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian ka konfirmuar se do të izolohet pas një udhëtimi në Itali fundjavën e kaluar.

11:45
Barcelona-Napoli/ Bëhet zyrtare, luhet pa tifozë

Sfida mes Barcelonës dhe Napolit e parashikuar të zhvillohet në 18 mars do të luhet pa praninë e tifozëve në Camp Nou per shkak te coronavirusit.

11:33
Grenell mbështet deklaratat e senatorit Perdue

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mbështetur deklaratat e senatorit amerikan David Perdue që SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë.

11:24
Edhe në Vlorë! Dezinfektohen shkollat, kopshtet dhe drejtoria e policisë

Teksa në Shqipëri rezultojnë 6 të prekur me koronavirus, duket se i gjithë vendi i është nënshtruar procesit të dezinfektimit.

11:22
Itali. Nëna me koronavirus, fëmija është i painfektuar

Mrekullia që jep shpresë. Vajza e vogël është në rregull dhe është në izolim.

11:15
Masa në Fier/ Nis dezinfektimi i institucioneve arsimore, pasdite edhe i parqeve e shëtitoreve

Teksa aktualisht në Shqipëri rezultojnë 6 të prekur me koronavirus, Bashkia e Fierit ka nisur dezinfektimin e të gjitha institucioneve arsimore.

11:14
Franca apel qytetarëve: Kokaina nuk ju mbron nga koronavirusi

Qeveria franceze i ka paralajmëruar qytetarët se nuk mund ta përdorin kokainën për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19.

11:07
Nga shtëpia e tij në Romë/ Lorik Cana, mesazh ndaj koronavirusit: Të respektojmë higjienën

Përmes një video-mesazhi, i shpërndarë edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i bën thirrje gjithkujt të ruajë veten dhe të tjerët duke respektuar masat dhe kujdesin thelbësor që duhet të tregojë secili prej nesh; nga larja e shpeshtë e duarve te shmangia e kontakteve fizike.

11:05
Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ KQZ pa vendimmarrje

Kërkesa e 12 nismëtarëve që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor me referendum nuk mundet as të rrëzohet dhe as të pranohet nga KQZ.

11:05
Shkollat e mbyllura për dy javë, fëmijët në shtëpi, klasat do dezinfektohen

Të gjitha shkollat në Shqipëri janë të mbyllura për dy javë. Ky është urdhëri i dhënë dje nga Ministrja e Arsimit.