Është kapur dhe ndaluar në Gjirokastër një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Bëhet fjalë për A. B., 30 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel