Kamxhikë, zinxhirë dhe gjak/ Rituali i përgjakshëm i myslimanëve shiitë për të shënuar Ashurën

30/08/2020 11:04

Njerëz që qëllojnë veten me zinxhirë dhe kamxhikë deri sa përgjaken; kjo është tematika e dhunshme e përcjellë në disa fotografi të një rituali fetar të myslimanëve shiitë në Peshewar, publikuar nga mediat britanike.

Kjo ceremoni fshikullimi u mbajt për të shënuar Ashuran, ditën e nëntë të Muharramit, në muajin e parë të kalendarit islamik.

Për besimtarët shiitë, Ashura është një ngjarje shumë e madhe fetare, ku ndjekësit e këtij besimit përkujtojnë martirizimin e Husayn Ibn Ali al-Hussein, nipit të profetit Muhamed, i cili ndë në Betejën e Qerbelasë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel