Greqia i është përgjigjur paralajmërimit turk mbi planet e Athinës për të zgjeruar ujërat territoriale të vendit me 12 milje detare.

“Ushtrimi i të drejtave sovrane të Greqisë, nuk është subjekt i ndonjë vetoje turke”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke,  e cila e nxit Turqinë të kuptojë se ashtu si vende të tjera nëpër botë, i ka duart të lidhura nga rregullat e ligjit ndërkombëtar.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay tha një ditë më parë se përpjekjet e Athinës për shtrirjen e detit territorial, janë shkas për luftë. Ai theksoi se vendi i tij “do të mbrojë të drejtat e veta në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, pavarësisht çmimit që duhet paguar”. Te premten, forcat ajrore turke diktuan gjashtë F16 grekë ne detin Mesdhe. Ministria turke e mbrojtjes tha se avionët luftarakë të Greqisë u ngritën nga ishulli i Kretës dhe po i afroheshin jugperëndimit të Qipros, ku Turqia kishte lëshuar një paralajmërim Navtex.

Një incident ky që tregon sesa aktual është paralajmërimi i ministrit gjerman Heiko Maas, sipas në të cilit në Mesdhe mjafton dhe një shkëndijë e vogël që të shpërthejë konflikti. Turqia sakaq ka lëshuar një Navtex të ri për stërvitje ushtarake në Mesdheun Li ndor që zgjasin deri në 11 shtator. Mosmarrëveshja e gjatë mes dy vendeve anëtare të NATO-s, u rindez pas nënshkrimit të marrëveshjeve rivale në kufijtë e tyre detarë me Libinë dhe Egjiptin, dhe Turqia dërgoi këtë muaj një anije kërkimore në ujërat e kontestuara.

Top Channel