E shtunë, 30 Maj 2020
13:15
Drejt hapësirës… Sot përpjekja e dytë e NASA-s!

Kompania Space X do të bëjë një përpjekje të dytë në orët në vijim për të nisur astronautët e NASA-s Doug Hurley dhe Bob Behnken në orbitë.

13:10
Britani, të hënën nis mësimi/ Ekspertët kundër hapjes së nxituar

Këshilltarët shkencorë të qeverisë britanike kanë paralajmëruar se rreziku i heqjes së izolimit në Angli, ndërsa Britania fillon fundjavën e fundit para ndryshimit të rregullave, është i madh.

13:00
Shkodër/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 29-vjeçari (akuzat)

Një 29-vjeçar i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndeve narkotike” është kapur nga policia.

12:57
Sot në “Gjurmë Shqiptare”/ Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë

Për të legjitimuar projektet e tyre mbi Kosovën, historiografia e po kështu politika serbe kanë përdorur gjithmonë një mashtrim të madh.

12:54
Kosovë/ ​Hapja e kufijve ajror dhe tokësor, vendoset në javën e ardhshme

Shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj ka deklaruar se në javën e parë të qershorit do vendosin për hapjen e kufijve tokësor dhe ajror.

12:49
Smajlaj i kthehet stërvitjes/ Del nga izolimi sportisti. Tani stërvitet në Tiranë

Për shumë kohë i stërvitur larg kushteve nirmale, larg pistave të tartanit në vetmi, Izmir Smajlaj eshte kthyer tashmë në habitatin e tij natyral.

12:35
Thirrje tatimpaguesve! Drejtoresha e Tatimeve: Brenda 5 qershorit aplikoni për pagat e luftës së punonjësve

Në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me bizneset, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj deklaroi se brenda datës 5 qershor “presim aplikimet e punëdhënësve në kompanitë me xhiro mbi 140 milionë për disa dhjetëra mijëra punonjës të tjerë, që nuk e kanë marrë ende atë që u takon”.

12:27
Proxima B, konfirmohet prania e planetit të ngjashëm me Tokën

Shkencëtarët kanë konfirmuar praninë e Proxima B, një planet i ngjashëm me Tokën që ndodhet 4.2 vite dritë larg nga dielli. Planeti që u zbulua për herë të parë në vitin 2016 nëpërmjet spektrografit HARPS, rrethon yllin Proxima Centauri dhe ka një masë 1.17 herë më shumë se sa Toka.

12:20
Ç’ndodhi gjatë 24 orëve të fundit? Koronavirusi, situata në Meksikë

Meksika konfirmoi 371 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 9.415 numrin e përgjithshëm të viktimave.

12:12
Reforma Zgjedhore/ Këshilli Politik mblidhet sërish sot në orën 17:00

Takimi i radhës i grupit negociator për reformen zgjedhore do të zhvillohet sot në ora 17:00 tek Pallati Kongreseve.

12:08
Nga përtej galaktikës tek akullnajat në zhdukje! Fotografitë spektakolare të NASA-s

Stepa malesh të mbuluara plot me dëborë, hapësira qiellore, galaktika, Hëna, Toka dhe Dielli- këto janë disa nga shkrepjet më fantastike të NASA-s.

12:02
Takimi i Bashës me qytetarët në Durrës/ Reagon Rama: Rrezikon jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin që kreu i PD Lulzim Basha pati sot me qytetarët në Durrës.

12:00
“See Well’’, Klinika e Syve në zemër të Tiranës

Klinika e syrit “See Well” ndodhet në qendër të Tiranës (Bllok) dhe ofron shërbime të diagnozës paraprake. Mjeku i mirënjohur Rubin TOPI, është gjithmonë në dispozicion për një ekzaminim dhe diagnostikim me pajisjet më moderne të teknologjisë më të avancuar.

11:59
“Jam e tmerruar”/ Basha me qytetarët në Durrës, Manastirliu: Më shumë se kurrë njerëzit të respektojnë rregullat e Covid-19

Pas takimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me qytetarët në Durrës ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se është e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh.

11:52
Video/ Si u sekuestruan 195 kg kanabis në një kamion në Kapshticë, 4 në pranga

Policia e Korçës ka zbardhur dhe dokumentuar skemën e ngjarjes së sekuestrimit të 195 kg kanabis, vë në pranga 4 shtetas dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

11:43
Çarçafë “horror” dhe dorashka “ferri”/ 14 fotografi që do t’ju rrëqethin

Ju mund të mendoni se bëhet fjalë për disa skena të dhunshme ose histori fantazmash, por jo. Pa e kuptuar mund t’ju trembin si mos më keq motivet e tapetit ose çarçafët në shtrat.

11:40
Të kolmet s’janë seksi?! Këto foto do ju ndryshojnë mendim

Nuk janë të paktë ata që i paragjykojnë femrat e kolme si jo seksi, duke krijuar edhe stereotipe në shoqëri që vetëm femrat elegante janë më të preferuara.

11:37
Prezantohen si policë, i marrin para menaxheres së një spitali në Prishtinë

Menaxherja e një spitali, ka raportuar se në banesën e saj kanë shkuar dy të panjohur dhe janë prezantuar si policë, të njëjtit kanë kërkuar t’i kontrollojnë çantën e saj, ku kanë gjetur një shumë parash dhe ia kanë marrë.

11:31
Breshëri dëmtoi të mbjellat/ Fermerët në Lushnjë kërkojnë vlerësimin e dëmit

Dhjetëra hektarë të mbjella me misër, vreshta dhe serra djellore pësuan dëme nga breshëri që ra një ditë më parë në disa fshatra të Lushnjë.

11:30
“Ramavirusi, pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët”/ Basha, takim me qytetarë në Durrës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një takim me disa qytetarë, në zonën e Kënetës në Durrës.

11:23
Fundjava e parë pa kufizime/ Policia e Shtetit: Nuk do të lejohet …

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

11:08
Drejtësi për George Floyd-in! Dhunë edhe para CNN-it, gazetari raporton nga brenda godinës

Protesta për të kërkuar drejtësi sa i takon vdekjes së George Floyd-it kanë shpërthyer dhe përpara godinës së CNN-it në Georgia të Atlantës, të premten në mbrëmje.

11:02
Covid-19/ 23 raste të reja, dy prej tyre personel mjekësor (harta e përhapjes)

23 raste të reja janë konfirmuar në vend me covid-19.

11:00
10 sekrete interesante! Çfarë ju bën më pak tërheqës/e?

Disa studime interesante kanë vënë re praninë e disa cilësive apo zakoneve që të bëjnë të dukesh më pak tërheqës/e në sytë e të tjerëve…

10:54
Shtantazhuan një femër duke i kërkuar 25 mijë euro që të mos i publikojnë pamjet intime, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar pasi kanë kryer veprën “shantazh”, duke i kërkuar një femrës 25.000 euro për të mos publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale.

10:40
Koronavirusi/ Shkencëtarët “nuk janë plotësisht të sigurt” për efektin e lehtësimit të masave

Profesor Peter Horby, pjesë e Grupit Shkencor Këshillimor për Emergjencat (Sage) shprehet se “sistemi i testimit, gjurmimit dhe izolimit “duhet të jetë i vendosur dhe plotësisht operacional përpara se masat distancuese sociale të mund të lehtësohen në mënyrë të sigurt.

10:24
“Nga tetori mund të rishohim shenja të virusit”/ Virologu italian: Asimptomatikët nuk infektojnë

Virologu i njohur italian, Giulio Tarro deklaroi se personat asimptomatikë Covid-19 nuk i infektojnë të tjerët.

10:18
Covid-19/ Rusia kundërshton vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga OBSH

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se Washingtoni dëmton ligjin ndërkombëtar për bashkëpunimin në shëndetësi pasi SHBA i dha fund marrëdhënieve të saj me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

10:14
“Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe!”/ Vdekja e Floyd-it, protesta për të katërtën ditë radhazi

Demonstruesit të premten u mblodhën nëpër qytete të ndryshme të SHBA-së për ditën e katërt për të protestuar kundër vdekjes së afro-amerikanit të paarmatosur, i cili vdiq gjatë arrestimit të tij nga një polic i bardhë në Minneapolis të Minesotas.

10:12
Ndalohet kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate pas dyshimeve për korrupsion

Kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate në Bosnje e Hercegovinë, Fadil Novalic, është marrë në pyetje nga autoritetet pas dyshimeve për korrupsion në lidhje me blerjen e 100 respiratorëve nga Kina për pacientët me koronavirus.

10:00
Qëllohet me armë mbi protestuesit në SHBA, 19-vjeçari humb jetën

Mediat e huaja raportojnë se një djalë 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në Detroit, ku po bëhet një protestë kundër vrasjes së 46-vjeçarit më ngjyrë në Minesota.

09:52
Ambasada amerikane: Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj

Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj, shprehet Ambasada e SHBA-së në Shqipëri.

09:45
Sonte në 17:30 Hipokrati, në Top Channel

Flokët konsiderohen një pjesë e rëndësishme e identitetit të një personi.

09:22
Tërmet në Korçë, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Korçë.

09:12
Covid-19/ 6 milionë raste infeksioni në botë!

Numri i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit në botë është në pragun e 6 milionë për një total prej 365 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

09:01
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Librazhd

Konfirmohet rasti i parë pozitiv me koronavirus në Bashkinë e Librazhdit.

08:58
Basha: Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike

Kreu i PD në një status në twitter thekson se “PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

08:52
Harta/ Ja si do të jetë fundjava e fundit me zonat e kuqe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar hartën e liri-daljes për këtë fundjavë.

08:47
Burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes greke/ Shqiptari akuzohet se ka abuzuar seksualisht edhe me një 20-vjeçare

Aleksandër Luca, një nga vrasësit e studentes greke, Eleni Topaloudi (trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det), i cili u dënua me burg të përjetshëm, akuzohet se ka dhunuar një vajzë me aftësi të kufizuara, disa ditë pasi kreu krimin e rëndë.

08:39
Rusia synon zgjerimin e bazës ushtarake në Siri

Presidenti rusi Vladimir Putin udhëzoi sot dy ministri të zhvillojnë bisedime për marrjen e pronave shtesë në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

08:33
Fundjava e parë pa kufizime, e vetmja gjë që nuk lejohet është…

Pas më shumë se dy muajsh, kjo është fundjava e parë pa kufizime, që në mes të muajit mars, kur në vendin tonë rezultoi personi i parë pozitiv me covid-19. Kjo e shtunë dhe e diel do të jenë si ditë normale, ku do të mund të dalin të gjithë qytetarët dhe pa kufizime oraresh.

08:26
Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për kufijtë është politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë për qytetarët serbë është “politik”.

08:23
Romani Rose: “Ne kemi nevojë për një strategji të re ndaj romëve”

Romët gjithmonë të diskriminuar, po stigmatizohen edhe më shumë gjatë krizës së Coronës. Kryetari i Këshillit Qendror të Sinti dhe Romëve gjermane, Romani Rose, bën thirrje për hapa vendimtarë kundër anticiganizmit.

08:16
Drosten: Në Gjermani pak risk nga një valë e dytë COVID-19

Meqënëse tani e kuptojmë më mirë virusin Corona, teorikisht një mbyllje për së dyti prej virusit mund të jetë e shmangshme, beson virologu i njohur Christian Drosten. Nga ana tjetër zbehen shpresat për një vaksinë.

07:58
Diell dhe reshje, njihuni me parashikimin e motit për sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut.

07:41
‘Shkelje të qarta të detyrimeve të traktatit’ – Trump reagon pas veprimeve të Kinës në Hong Kong

Presidenti Trump tha se veprimet e Kinës ndaj Hong Kongut janë “shkelje të qarta të detyrimeve të traktatit” në konferencën për shtyp të së premtes ku kritikoi me forcë Pekinin për një mori çështjesh, përfshirë praktikat e tij tregtare, trajtimin e pandemisë së koronavirusit dhe marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit.

07:35
Foto/ Ja tunelet ku trafikon miliona euro kokainë, ‘mbreti’ El Chapo

Agjentët e armatosur qëndrojnë roje në kufirin SHBA-Meksikë, por pavarësisht kësaj kartelet e pamëshirshme punojnë natë e ditë për të kontrabanduar drogë me vlerë miliona dollarë. Kjo bëhet nëpërmjet tuneleve të narkos, nën këmbët e agjentëve.

07:11
Turqi/ Shkon në 162 mijë numri i të infektuarve, mbi 4 mijë të vdekur nga Covid-19

Turqia konfirmoi 1.141 raste dhe 28 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 162.120 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 4.489 atë të të vdekurve deri më tani.

06:49
10 analizat shëndetësore që gratë mbi 40 vjeç duhet të kryejnë patjetër

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton. Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë takimin me doktorin si të ish një sëmundje e keqe. Kontrollet e rregullta mjekësore janë të rëndësishme për çdo moshë por, sipas të dhënave pas të dyzetave ato bëhen të domosdoshme. Në këtë moshë, si burrat ashtu edhe gratë sëmurën me shpesh dhe më shumë.

06:26
Para apo pas dreke? Zbuloni kur duhet t’i hani frutat

Në shumicën e familjeve shqiptare, ngrënia e frutave pas ushqimit është thuajse një traditë që zbatohet me përpikmëri. Ka shumë prej tyre që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet ngrënë përpara ushqimit. Ka disa të tjerë që i preferojnë frutat në drekë, e disa në mëngjes.

05:54
Bima medicinale e jamballit, kundër stresit, virozave dhe ulçerës

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres. Ka një kërcell të gjatë, me gjethe vezake, me lule të mbledhura në vile dhe me rrënjë të fuqishme të drunjta. Emri shkencor i jamballit është Glycyrrhiza dhe ka origjinën nga Greqishtja e lashtë. “Glukos” do të thotë “e ëmbël” ndërsa “riza” do të thotë “rrënjë.” Kjo rrënjë e ëmbël përmban glycirizinë, një përbërës që rezulton të jetë 50 herë më i ëmbël se mjalti.

05:33
Përmirësoni tretjen me vaj ulliri, 4 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi

Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja e bakut janë simptoma që ju ndikojnë jetën e përditëshme. Këto probleme shfaqen kryesisht kur vuani nga sëmundje që lidhen me sistemin tretës apo hani shumë ushqime të thata që përmbajnë shumë sheqer. Një regjim ushqimor i varfër në ujë dhe fibra do t’ju shkaktojnë vështirësi në funksionimin normal të sistemit tretës.

05:10
Tensioni i gjakut nxit humbjen e kujtesës, zbuloni çfarë duhet të bëni

Tensioni i gjakut duhet të jetë i ulët. Kështu e kërkon shëndeti i trurit dhe zemrës. Një studim i kohëve të fundit, sugjeron se nëse tensioni i gjakut është pak më i lartë se sa duhet, mund të kthehet në një shkaktar të humbjes së kujtesës. Sipas studimit, nëse tensioni sistolik i gjakut është mbi 13, atëherë kur të arrijë në moshën 50 vjecare, gjasat që njeriu të preket nga skleroza rriten me 50 përqind.

04:58
Austria lehtëson politikën e maskave

Njerëzit në Austri, nga mesi i qershorit, nuk do të detyrohen të vendosin maska në shkolla, dyqane dhe pika turistike, pasi numri i rasteve aktive me koronavirus në këtë vend ka rënë nën 650.

04:34
Talibanët sulmojnë një pikë kontrolli, 14 të vrarë

Militantët talibanë sulmuan një pikë kontrolli të ushtrisë afgane në lindje të Afganistanit, duke vrarë 14 persona, tha të premten ministria e Mbrojtjes.

04:06
Transkriptet e telefonatës së Michael Flynn me ish-ambasadorin rus

Drejtori i ri i shërbimeve amerikane të zbulimit duket se është zhytur në ujëra politike që në javën e parë në detyrë, duke hequr klasifikimin sekret për dokumente që sipas aleatëve të presidentit mbështesin argumentin e tyre se Michael Flynn, ish-këshilltari i presidentit, u ndoq pa të drejtë penalisht.

03:16
Twitteri i shton një paralajmërim postimit të Presidentit Trump

Kompania e medias sociale Twitter i ka shtuar një paralajmërim një prej postimeve të Presidentit Donald Trump lidhur me protestat në Mineapolis, duke thënë se podstimi shkel rregullat e kësaj platforme për shkak se “mbështet dhunën”, pohim që Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë.

02:49
Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSH-në për shkak të trajtimit të koronavirusit

Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara po ndërpresin marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit për shkak të trajtimit nga ana e saj të koronavirusit, duke thënë se OBSH-ja ishte bërë në thelb një organizatë kukull e Kinës.

02:22
Rihapen pas dy muajsh xhamitë në Turqi

Xhamitë në Turqi u rihapën të premten, pas më shumë se dy muajsh të mbyllura, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Turqia ka filluar procesin e lehtësimit të masave të izolimit dhe ka rihapur edhe qendrat tregtare dhe sallonet e bukurisë.

01:58
Pasojat e urdhërit ekzekutiv për mediat sociale

Presidenti amerikan Donald Trump shtoi sulmet ndaj kompanive të mediave sociale, duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv që sfidon mbrojtjen ligjore që ka shërbyer si baza për fjalën e lirë në internet. Ekspertët ligjorë thanë se ishte e paqartë nëse Komisioni Federal i Komunikimeve do të përqafonte pikëpamjen e Presidentit Trump. Edhe nëse ndodh kështu, rregulloret e agjencisë nuk do të kenë asnjë efekt detyrues juridik për gjyqtarët.

01:37
Studimi/ Covid-19 në vjeshtë, në tetor nis vala e dytë

Në vjeshtë, koronavirusi mund të ngatërrohet me sëmundje të tjera të llojit respirator dhe hipoteza e famshme e valës së dytë, nga këndvështrimi teknik e shkencor, ëhstë një e dhënë objektive – thotë presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, Silvio Brusaferro.

01:15
Oferta e Britanisë së Madhe/ Pasaporta për banorët e Hong Kongut

Viza më të aksesueshme dhe lehtësira për të marrë pasaportën britanike, kjo është oferta e Londrës për qytetarët e Hong Kongut. Qeveria e Boris Johnson thotë se masa do të merret nëse Kina nuk do të heqë dorë nga zbatimi i ligjit të ri mbi sigurinë në ish koloninë britanike.

00:51
Ausilio “pa doreza” për merkaton, tregon objektivat e Interit dhe “djeg” Vidal e Cavanin

Inter po bëhet gati për turin e forcës, që do të nisë më 13 qershor dhe pritet të përfundojë vetëm në fund të muajit gusht, kur synohet të mbyllin të gjithë aktivitetet e sezonit 2019-2020, të ndërprera për shkak të pandemisë.

00:24
The Sun zbulon 3 blerjet e mëdha të Realit në merkaton e verës

Gazeta britanike The Sun ka bërë një parashikim me shumë guxim sesi do të jetë formacioni i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm. Mesa duket spanjollët nuk janë të kënaqur me situatën e shfaqur tani dhe kërkojnë të rindertojnë një ekip të ri sidomos në pjesën e sulmit ku pas ikjes se Cristiano Ronaldos nuk ka bindur shumë. Anglezët mendojnë se rreth 70 % e skuadres së Realit nuk ndryshon sezonin tjetër sidomos e gjithë mbrojtja që tregon stabilitet por edhe mesfusha.

E premte, 29 Maj 2020
23:56
Fiks Fare/ Fushë plehrash në mes të lagjes! Fiksi zgjidh problemin 15-vjeçar të banorëve

Banorët e lagjës 14 në Durrës prej vitesh jetonin në mes të plehrave. Një subjekt privat e kishte shndërruar pronën e tij në një fushë të madhe të mbetjeve; shishe plastike, qese, plehra! Madje, edhe kafshë. Dhe, të gjitha në një zonë të banuar. Banorët janë ankuar për vite me radhë në të gjitha institucionet, por vetëm pas interesimit të Fiks fare fusha e mbetjeve u pezullua dhe institucionet u vunë në lëvizje.

23:43
Fiks Fare/ 1500 naftëtarë rrezikojnë pensionin, Albpetroli ” Do i pajisim me vërtetimin brenda afateve”

1500 naftëtarë rrezikojnë pensionin për faj të Albpetrol. Kompania nuk lëshon vërtetimin e posaçëm ,të cilin e ka detyrim ligjor. Mungesa e këtij vërtetimi ka bërë që 1500 naftëtarë të rrezikojnë pensionin e këtij viti.

23:30
Bonucci: Më në fund kemi një datë rifillimi, jemi gati për të fituar sërish

Pas në ndërprerjeje prej gati 3 muajsh, futbolli në Itali do të rikthehet më 13 qershor me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa prej 19 qershorit do të startojnë edhe ndeshjet e Serisë A, që do të zhvillohen çdo tre ditë, me synimin për të mbyllur sezonin brenda fillimit të gushtit, siç është parashikuar nga UEFA.

22:56
Koronavirusi mbyll “parajsën ekzotike”, nuk lejohen turistët këtë sezon

Shumë shtete janë duke bërë plane për të mirëpritur turistët e huaj gjatë kësaj vere të vështirë, por e kundërta ndodh me Tajlandën, një nga destinancionet më tërheqëse në botë, e cila nuk ka në plan të hapë kufijtë, për shkak të frikës nga pandemia e koronavirusit.

22:54
Indi/ Majmunët sulmojnë laborantin dhe i vjedhin tre teste COVID-19, frikë për përhapjen e epidemisë

Një grup majmunësh sulmuan një teknik laboratori dhe i rrëmbyen atij tre testet të COVID-19, duke krijuar një panik të madh në Indi.

22:52
FOTO/ Nuk janë siç duken! Ja si i ka ndryshuar ‘photoshop’-i këto vajza

Rrjetet sociale kanë bërë që vajzat të nisin një sfidë të heshtur mes tyre, për të konkuruar njëra-tjetrën me pamje.

22:47
FOTO/ Anglezit ‘i bie’ makina në det

Një video ka fiksuar momentin ku një burrë tenton të nxjerrë nga deti makinën e tij tip “Golf”.

22:45
Asambleja e klubeve të Serisë A vendos: Më 20 dhe 21 qershor luhen ndeshjet e prapambetura

Asambleja e Ligës së Serisë A, e mbledhur sot (video-konferencë) pas dhënies së dritës jeshile nga qeveria në bashkëpunim me Federatën Italiane të Futbollit për rinisjen e kampionatit më 20 qershor, vendosi që fillimisht të luhen sfidat e prapambetura më pas të vijohet rregullisht me javët e mbetura të sezonit.

22:43
Havertz gol me peshë, Leverkuseni mposht Frieburgun dhe ngjitet i treti

Bayer Leverkusen reagoi menjëherë pas humbjes së rëndë të pak ditëve më parë përballë Wolfsburgut (1-4). “Aspirinat” fituan me rezultat minimal në transfertë ndaj Frieburgut, duke u ngjitur, të paktën përkohësisht, në vendin e tretë të Bundesligës. Ndeshja u vendos nga goli i talentit Havertz në minutën e 54-t, i vetmi i shënuar në këtë përballje, por që mori vlerë maksimale.

22:26
U bë e famshme pasi hyri gjysmë e zhveshur në fushë në finalen e Champions-it, Kinsey Wolanski s’i lë prapësitë

E gjithë bota e futbollit e njeh pasi hyri gjysmë e zhveshur në fushë gjatë finales së Champions League mes Liverpool dhe Tottenham, por tashmë ajo është kthyer në një yll në rrjetet sociale.

22:21
Thellohet përplasja/ Twitter fsheh postimin e presidentit Trump: Shkel rregullat

Twitter për të parën herë, ka fshehur një postim të presidentit Donald Trump nga profili i tij, duke thënë se ai shkelte rregullat për lartësimin e dhunës.

22:14
Inertet e Shijakut gërmadhë/ Pas largimit në qytet do nisë ndërtimi i shtëpive të reja

Mijëra  ton me inerte ndodhen në zemër të Shijakut. Kjo është lagjja Luginë, fadromat vazhdojnë të rrëzojnë ato pak pallate të dëmtuara që kanë mbetur. Kryetari i Bashksë së Shijakut, Elton Arbana për Top Channel, tregoi se ku do të shkojnë këto inerte.

22:11
Përplasen drejtorët e burgjeve/ Shkak një telefon që iu gjet në qeli të arrestuarve të dosjes “Volvo4”

Katër të arrestuarit e dosjes së pagëzuar si “Volvo 4”, Astrit dhe Altin Avdylaj, Hajri Seferi, Saimit Gjepalaj dhe shtetasi italian Giovani Di Cosimo kanë futur në luftë të ftohtë drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili dhe drejtorin e paraburgimit 313, aty ku mbahen të pesë të dyshuarit.

22:05
Meta: Do dekretoj zgjedhjet/ Presidenti: Pres përfundimin e reformës zgjedhore

Për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se nuk do të ndjekë traditën e paraardhësve të tij duke u konsultuar paraprakisht me partitë politike. Por a është kjo një lëvizje e mirë menduar e presidentit për ta dekretuar datën e zgjedhje brenda këtij viti dhe jo qershorin e ardhshëm?

22:02
Reforma, ngec tek teknologjia/ PS dhe opozita nuk bien dakord për votim dhe numërim elektronik

48 orët e ardhshme do  të jenë vendimtare për mazhorancën dhe opozitën me qëllim arritje e një marrëveshje për reformën zgjedhore.

21:57
Fundjava hapet për qytetarët/ Nga 1 qershori nuk ka kufizime, përvec transportit publik

Ne1 qershori do të jetë hapja më e madhe pas nisjes së Pandemisë së Covid 19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu tha se do të lejohet lëvizja në të gjithë territorin e vendit, do të hapen një sërë aktivitetesh e po ashtu edhe kufijtë tokësorë, pa rregullin e vetëkarantimit.

21:53
​Mitrovicë, 17 ditë pa asnjë rast me Covid-19

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se janë bërë 17 ditë prej kur kemi pasur rastin e fundit pozitiv me COVID-19 në Mitrovicë.

21:51
ISIS: Koronavirusi është dënimi i dërguar nga Zoti, kundër armiqve terroristë

ISIS ka publikuar sot kënaqësinë dashakeqe për faktin se koronavirusi ka goditur armiqtë e tij perëndimorë, duke e quajtur sëmundjen “dënim hyjnor i dërguar nga Zoti”.

21:41
E rrallë/ 23-vjeçarja kuptoi se ishte shtatzënë vetëm disa orë para lindjes

Kur një mësuese baleti në SHBA, filloi të përjetonte dhimbje të padurueshme dhe mendoi se mos kishte gurë në veshka. Por  pasi shkoi në spital mësoi se ishte shtatzëne.

21:28
20 vendet më të pamenduara ku macet zgjedhin të bëjnë pushimin e radhës

Shumë shpejt mund të dallohen njerëzit që kanë mbajtur mace në shtëpi, nëse i pyet për vendet e çuditshme ku i kanë gjetur duke fjetur kafshët e tyre.

21:20
Foto/ Ndërroi jetë në Zvicër, foshnja u dërgua me avion special nga Shkupi në Zyrih për trajtim

Sot është raportuar për fëmijën e parë në Zvicër, të vdekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një foshnjë nga kantoni Aargau. Foshnja është infektuar jashtë vendit – sipas informacioneve nga SRF, në Maqedoni.

21:02
“Nga topolake në super yll”/ 20 vjeçarja tërbon meshkujt me format bombastike

Një studente që tashmë ëndërron të bëhet një modele e famshme, zbuloi se në të kaluarën ka qenë tepër e shëndoshë. Tori White, 20 vjeç, nga Liverpool u shpreh se në të kaluarën ka qenë një “vajzë topolake”. Plot 108 kilogramë tregonte peshorja kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe. Ndërkaq, Tori rrëfen se moshatarët e tallnin për shkak të peshës së saj trupore, për t’i dhënë fund bullizimit të tyre, ajo vendosi që të dobësohej.

21:00
Fitojnë demonstruesit; SHBA arreston për vrasje policin që i mori jetën George Floyd

Pas tre ditë protestash të dhunshme për vdekjen në dorë të policisë të njeriut me ngjyrë të paarmatosur George Floyd, autoritetet amerikane kanë arrestuar sot ish-oficerin që e vrau atë duke e mbajtur me gjurin sipër zverkut.

20:57
Plagosje me armë në Peqin, 31-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës

PEQIN- Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin. Burime për Top Channel bëjnë me dije se i plagosuri është B.Hakballa. Plumbin e ka marrë në kofshë, por gjendja e tij paraqitet e rëndë për shkak të hemorragjisë.

20:54
“Të gjithë thonin se Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!”

Rihanna dhe producenti Evan Rogers janë bashkuar për të kujtuar krijimin e hitit të parë të këngëtares “Pon de Replay”.

20:52
Nga raportet me femrat, te ëndrra për titullin kampion, Strakosha rrëfehet në “FanZone”

Portieri i Lazios dhe Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha ishte i ftuari i fundit i emisionit “FanZone”, ndërsa në një lidhje telefonike menjëherë pas përfundimti ët stërvitjes me jklubin italian, komentoi edhe thashethemet se ishte prekur nga koronavirusi.

20:34
18 njerëz që rikrijuan në mënyrë prefekte fotot e vjetra familjare

Nganjëherë koha kalon shumë shpejt dhe ne nuk kemi asnjë mënyrë për ta ndaluar. Prindërit bëhen të vjetër, të rinjtë bëhen të rritur dhe fëmijët bëhet edhe vetë prindër.

20:24
Fotot/ Momentet më të sikletshme, modelet që janë rrëzuar në sfilatë

Disa tronditen e disa e kalojnë me sportivitet, por ashtu siç jemi mësuar t’i shohim, modelet ndodh shpesh që të përfshihen në incidente teksa ecin në pasarela.

20:21
Kur dashuria është e pastër/ “Më mirë me një në karrocë se sa me një drogaxhi”

Në një fshat malor siç është fshati Shishtavec i Kukësit, buron një dashuri e kristaltë mes Rustemit dhe Sabrës. Prej gjashtë vitesh në një lidhje, historia e tyre është tejt e veçantë. Ishte viti 2014 kur furgoni me të cilën Rustemi po udhëtonte pësoi një aksident, nga ku humbën jetën 8 persona, ndërsa i vetmi që mbijetoi ishte Rustemi.

20:04
Fotot/ Masivi shkëmbor shkëputet nga faqja e malit dhe bllokon aksin rrugor Berat-Çorovodë

Reshjet e shiut gjatë orëve të fundit në disa zona të vendit kanë sjellë edhe probleme.

20:03
Tensionet kufitare: Cili do të dominonte në ajër, gjuajtësi kinez J-11B apo gjuajtësit Rafale të Indisë?

Pas tensioneve të fundit kufitare me Kinës e Indisë në rajonin e kontestuar të Himalajeve, ekspertët e aeronautikës kanë nisur hipoteza mbi mundësitë e secilës palë në një përplasje të mundshme ajrore, çka do të përqendrohej kryesisht mes modeleve kineze J-11B dhe atyre franceze të Indisë, Rafale.

19:57
FOTO/ Bashkia e Tiranës çdo ditë në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve

Siguria e qytetarëve është në fokus të punës së përditshme të Bashkisë së Tiranës. Përpos investimeve madhore, në projekte infrastrukturore dhe jo vetëm, çdo ditë vijon puna për mirëmbjatjen e rrugëve, ndriçimit, ambientit që na rrethon, dhe çdo elementi që ndikon në jetën e qytetarëve.

19:55
Tronditëse/ Momenti ku foshnja i “varrosur” për së gjalli shpëtohet nga banorët e fshatit

Një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjet. Në të shihet një foshnjë e porsalindur, i varrosur për së gjalli në Indi. Raportohet se fëmija është shpëtuar nga banorët e fshatit Sonoura, të cilët kishin shkuar pranë vendit ku u gjet i mituri për të punuar tokën.

19:53
Vlerësime ndërkombëtare për finalizimin e ankandit për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë: I suksesshëm, veçanërisht çmimi i arritur

Finalizimi me sukses i ankandit për ndërtimin e parkut Fotovoltaik të Karavastasë, por mbi të gjitha çmimi prej 24.89 euro, për MWh, i ofruar nga kompania fituese, Voltalia, ka marrë vlerësime mjaft pozitive nga institucione të ndryshme europiane.

19:48
Zbardhet draftopinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese: Duhet dialog

Është publikuar draftopinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që solli edhe përplasje mes presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës.

19:17
Imazhet e rralla të centraleve bërthamore në zhdukje të Gjermanisë

Pas tërmetit dhe tsunamit që shkaktuan shkrirjet masive në centralin bërthamor Daiichi të Fukushimës në Japoni në 2011, tronditja u ndje në të gjithë industrinë botërore nukleare.