T’u tregosh Beratin të huajve/ Ish-kamarieri që u bë guidë turistike

05/09/2020 12:59

Dikur një kamarier në sezonin turistik tani një pronar i një agjensie turistike.

Bukuria dhe resurset e Berati e shtyn Isufin t’i shrytëzontë më së mirë për të nisur një profil pune që deri tani ka rezultuar i sukseshëm. Duke parë që kishte rritje ai nisi bashkëpunimin me vëllanë dhe një grup shokësh.

“Është një punë shumë e bukur pasi tregon vlerat e vendit tënd. Por veç anës së bukurië si çdo punë dhje kjo ka veshtirësinë e vetë pasi zonat ku turistët vizitojnë janë në terrene të veshtira ku mund të shfaqen probleme të paparashikuara si me transportin ku mund të prishet dhe makina në 2 mijë metra lartësi”, tha ai.

Isufi punon me turistë nga Gjermania, SHBA, Spanja etj, por ky vit edhe për të ishte i vështirë. Rezervimet ishin të mëdha dhe pritshmerit po ashtu ku numri arrinte mbi 50 përqind më shumë nga viti që lamë pas por pandemia ia ndryshoi planet.

Me shpresën e qetësimit të situatës Isufi shprehet se duhet të përgatitet për vitin tjetër, për tu ofruar turistëve shumë zona të paekspluruara të Beratit.

Top Channel