Pandemia, Stresi te fëmijët/ Shërbimet psiko-sociale shkollore vazhdojnë punën online

05/09/2020 12:30

Shkollat u mbyllën në 9 mars. Por çfarë ndodhi me shërbimin psiko-social nëpër institucionet arsimore?

“Shërbimi ynë për nxënësit, mësuesit, prindërit vazhdoi online, si edhe mësimi. Në numër të vogël, kemi evidentuar stres tek fëmijë dhe adoleshentë, ankth, probleme me gjumin dhe ushqimin, përqëndrimin.

E kemi të qartë se mbi ç’baza do punojmë me nisjen e vitit shkollor, që duhet të zhvillohet në shkollë, për të mirën e fëmijëve, por edhe familjes e shoqërisë”, tha Olta Jaçellari, Psikologe ZVA,Tiranë.

“56 psikologe e punonjës socialë shërbejnë në shkollat e Tiranës. Presim rritjen e numrit të tyre me vitin e ri shkollor për të trajtuar problematikat e evidentuara”, tha ajo më tej.

72 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të 12, nga shkolla publike e private vetëm në Tiranë pritet të nisin vitin shkollor më 14 shtator.

Top Channel