Haradinaj-Stublla takohet me Pompeon: SHBA-të janë adresa jonë e sigurt në çdo tavolinë

05/09/2020 10:00

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla janë pritur në takim nga Sekretari i Amerikan i Shtetit, Michael R.Pompeo.

Haradinaj-Stublla nëpërmjet një postimi në profilin e saj në ‘facebook’ tha se “Marrëveshja e arritur nën lidershipin amerikan, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, tregojnë qartë që ShBA-të janë adresa jonë e sigurt në çdo tavolinë”.

Derisa ka thënë edhe se njohja historike e Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e SHBA-ve, janë konfirmimi i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy palëve.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryeministrin Hoti, u pritëm nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo.

Marrëveshja e arritur nën lidershipin amerikan, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, tregojnë qartë që ShBA-të janë adresa jonë e sigurtë në çdo tavolinë.

Njohja historike Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve, janë konfirmim i bashkëpunimit tonë dhe marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dypalëshe.

Shpallja e Hezbollah si organizatë terroriste dhe hapja e ambasadës në Jerusalem, dëshmojnë për vendosmërinë tonë që në implementimin e politikë sonë të jashtme të jemi në koordinim të plotë me politikën e jashtme të ShBA-ve.

E falënderova Sekretarin Pompeo për mundësinë e dhënë Republikës së Kosovës që për herë të parë në historinë politike, të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Departamentin Amerikan të Shtetit si dhe për platformën që Departamenti i Shtetit do të zhvillojë me Kosovën, si shtet i parë në botë për shkëmbimin arsimor e kulturor.

Top Channel