Bjellorusi-Shqipëri/ Gol spektakolar i Cikalleshit, kuqezinjtë gjejnë avantazhin

04/09/2020 21:23

Kombëtarja Shqiptare rikthehet në fushë pas rreth 10 muajsh mungesë dhe e bën këtë nga Minsku i largët, ku po luan ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, përballë Bjellorusisë vendase.

Në një stadium të boshatisur, për shkak të pandemisë Covid-19, kuqezinjtë e Edi Rejas po debutojnë në mënyrën më të mirë të mundshme në edicionin e dytë të këtij kompeticioni.

23′ – Gooool Cikalleshi. Zhbllokohet sfida, teksa pas një zbritjeje të shpejtë të kuqezinjve, Cikalleshi u shërbye në zonë, zotëroi topin, doli jashtë 16-metërshit dhe lëshoi një të majtë potente, që u ndihmua edhe nga një devijim i Keidi Bares dhe përfundoi në rrjetën e portës kundërshtare.

11′ – Hysaj kombinon bukur me Abrashin dhe gjen saktë në zonë Rey Manajn, i cili koordinohet mirë dhe gjuan me të parën, por topi përfundon pak mbi kuadratin e portës bjelloruse.

6′ – Shkëndija e parë është e kuqezinjve, që i shkuan pranë golit me sulmuesin Sokol Cikalleshi. Aksioni nisi nga krahu i majtë, ku Trashi u lirua bukur dhe shërbeu për kavajasin në zonë, ku ky i fundit lëshoi të djathtën, ndërsa topi u hoq nga një mbrojtës bjellorus mbi vijën fatale, i ndihmuar edhe nga një prekje me dorë. Protestojnë kuqezinjtë për penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri suedez, që lë lojën të vijojë.

Formacionet zyrtare:
Bjellorusia: Gutor; Zolotov, Martynovich, Naumov, Bordachev; Nekhaychik, Yablonski, Selyava, Stasevich; Dragun, Lisakovich

Shqipëria: Strakosha; Dermaku, Gjimshiti, Veseli; Trashi, Hysaj, Abrashi, Gjasula, Bare; Manaj, Cikalleshi

Top Channel