Zjarr në Rrogozhinë/ Flakët përfshijnë pishat dhe ullinjtë, forca të shumta zjarrfikëse po lokalizojnë vatrën

05/09/2020 18:09

Një zjarr ka rënë në fshatin Zambishte të njësisë administrative Lekaj në Bashkinë e Rrogozhinës.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me ullinj, shkurre si dhe një pyll me pisha. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse për të lokalizuar vatrën e zjarrit.

Për Top Channel raportohet se ende nuk ka një informacion zyrtar sa i takon shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel