Teksa po fluturonte mbi tundrën siberiane, një ekip televiziv rus zbuloi rastësisht një gropë gjigante me një krater masiv, me thellësi rreth 30 metra, ndërsa gjerësia arrin në 20 metra.

Kjo është të paktën gropa e nëntë e zbuluar që nga viti 2013 në këtë rajon, ndërsa shkencëtarët ende nuk kanë dalë në një përfundim për mënyrën e krijimit të tyre.

Hipotezat nisën të merrnin zë që me zbulimin e kraterit të parë, pranë një fushe nafte dhe gazi në Gadishullin Yamal, në veriperëndim të Sirisë. Disa mbështesnin idenë se një meteor kishte rënë në tokë, të tjerë e lidhnin atë me UFO-t, si dhe shembjen e tokës si pasojë e një tuneli sekret nëntokësor.

Por tashmë, edhe pse nuk janë ende 100% të sigurt, shkencëtarët besojnë se gropat gjigante mund të jenë krijuar si pasojë e shpërthimit të gazit metan.

Gropa e fundit e zbuluar është një nga më të mëdhatë në këtë rajon.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel