Kombëtarja shqiptare një hap larg fitores! Bare shënon golin e dytë

04/09/2020 22:24

Keidi Bare ka thelluar avantazhin e Kombëtares Shqiptare kundrejt Bjellorusisë duke shënuar golin e dytë.

Ky gol vjen pas atij të Cikalleshit në pjesën e parë të ndeshjes, i cili doli jashtë 16-metërshit dhe lëshoi një të majtë potente, që u ndihmua edhe nga një devijim i Keidi Bares , tashmë autor i golit të dytë, dhe përfundoi në rrjetën e portës kundërshtare.

Kombëtarja Shqiptare rikthehet në fushë pas rreth 10 muajsh mungesë dhe e bën këtë nga Minsku i largët, ku po luan ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, përballë Bjellorusisë vendase.

Në një stadium të boshatisur, për shkak të pandemisë Covid-19, kuqezinjtë e Edi Rejas po debutojnë në mënyrën më të mirë të mundshme në edicionin e dytë të këtij kompeticioni.

 

 

Top Channel