Ilustrim

Policia ka arrestuar shitësin e lëndës narkotike, 53 kg marijuanë, i cili 5 ditë më parë ia shiti atë shtetasit italian që u arrestua në pikën e kalimit kufitar Muriqan Shkodër në tentativë për të trafikuar drejt Italisë lëndën narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. L., 36 vjeç, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta trafikonte në drejtim të Italisë, i cili u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.

Top Channel