Liqeni i Ujmanit, më i madhi në Kosovë, shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Ai ka një sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë (nga të cilat 9.2 kilometra katrorë në territorin e Kosovës dhe 2.7 kilometra në territorin e Serbisë) dhe 370 milionë kub ujë. Hidrocentrali i tij prodhon 35 megavat për orë energji elektrike, ndërsa  kanali Ibër-Lepenc, 49 kilometra i gjatë, është ndërtuar me fonde të buxhetit të Kosovës. Ky kanal kalon nëpër territorin e pesë komunave – Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, që do të thotë praktikisht në 33 vendbanime rurale e dy qytete.

Liqenin e menaxhon ndërmarrja hidroekonomike “Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës. Shefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje Berat Lushtaku, tha për REL në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se Liqeni i Ujmanit është në pronësi të Ibër-Lepencit dhe për këtë ekzistojnë dokumentet e nevojshme. Pjesëmarrësit në ekipin e ndërtimit të këtij liqeni, e quajnë absurde marrëveshjen, ku flitet për “përdorim të përbashkët të Liqenit” artificial që furnizon më ujë të pijshëm ujësjellësin e Mitrovicës dhe atë Prishtinës. Në anën tjetër, në Zubin Potok ka një ndërmarrje në pronësi të Serbisë e cila quhet “Ibar” dhe është themeluar në vitin 2002 dhe që Kosovën e konsideron të paligjshme. Vitet e fundit, serbët kanë bërë përpjekje për marrjen e liqenit, çka është kundërshtuar me forcë nga autoritetet në Kosovë.

Shtatorin e 2018-tës, Vuçiç madje bëri dhe një vizitë atje, ndërsa Beogradi dhe ai vetë e konsiderojnë Ujmanin apo Gazivodën si burim dhe pasuri ekonomike serbe. Hoti sqaroi vetëm se tani, pas marrëveshjes, Departamenti për Energji i SHBA-së, do të bëjë një studim të fizibilitetit për këtë liqen dhe mënyrën se si do të përdoret uji i tij në të ardhmen, si burim ujitje dhe si burim energjie”.

 

 

 

 

Top Channel