Vlorë e Sarandë/ Tre të arrestuar për drogë

05/09/2020 14:23
Ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas në fushën e veprimtarisë kriminale të narkotikëve.

Ndër to E. S., 48 vjeçe, banuese në fshatin Vajzë, Vlorë, pasi është kapur në flagrancë në një hapësirë territoriale të fshatit Vajzë, duke kultivuar disa fidanë të dyshuara si kanabis sativa.

Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit F. D., 24 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, me banim në Ksamil, pasi u kapën në flagrancë në një nga rrugicat e Ksamilit, ku pas kontrollit personal këtyre shtetasve iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel