Ishte infektuar me Covid-19/ Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare kirurgia e njohur e Shkodrës, Zyliha Kraja

04/09/2020 21:20

Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare kirurgia e njohur e Shkodrës, Zyliha Kraja.

Prej disa ditësh ajo ishte e infektuar nga Covid-19 dhe gjatë ditës se sotme situata e saj është përkeqësuar ndjeshëm, duke ndërruar jetë.

Kraja është një ndër specialistet më të mira në historinë e spitalit të Shkodrës dhe prej 15 vitesh ka shërbyer si kirurge edhe pse ka dalë në pension.

Në maj të vitit të kaluar, Top Channel i kushtoi një reportazh mjekes shkodrane ku deklaroi se do të shërbente në spital deri ditën e fundit të jetës së saj.

Dyshohet se në spital u infektua. Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.

Top Channel