Nëna e guximshme shpëton fëmijët nga flakët duke i hedhur nga dritarja te fqinjët që i presin me batanije (video)

04/09/2020 21:08

Një video dramatike e publikuar sot tregonte momentin e tmerrshëm kur një nënë 25 vjeçare u detyrua të lëshonte dy fëmijët e saj nga kati i katërt në 10 metra lartesi,për t’i shpëtuar nga zjarri që po pushtonte apartamentin.

Dy djemtë, tre e katër vjeç u pritën të palënduar nga fqinjët kishin tendosur batanije, në qytetin rus të Novosibirsk.

Lyubov Pavlunina u zgjua në mëngjes për të gjetur shtëpinë në flakë dhe menjëherë ulëriti për ndihmë. Më pas ajo shihet që një nga një lëshon djemtë e saj nga dritarja rreth 10 metra lart, në batanijet e tendosura nga banorët.

Ajo tha më vonë: “U zgjova nga tymi i zjarrit dhe kisha tim bir pranë meje. Mora dorën e tij dhe së bashku kërkuam për djalin tjetër. Pastaj të tre luftuam përmes tymit për të arritur te ballkoni, pastaj nuk mbaj mend më. Nisa të ulëras të më shpëtonin fëmijët, fëmijët ishin prioriteti. Njerëzit u mblodhën poshtë për të ndihmuar. Ata nisën të thërrisnin se duhet të lëshoja fëmijët. Ishte e tmerrshme t’i lëshoje nga kati i katërt por duhet ta bëja. Nuk e di ku e gjeta kurajon.”

Nëna e vetme më pas ishte ndihmuar të shpëtonte edhe vetë me një litar që iu lëshua nga një kat më sipër.

Ministria ruse e emergjencave tha se tre njerëz të tjerë të rritur u shpëtuan nga zjarri.

Autoritetet po hetojnë për shkakun e nisjes së zjarit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel