Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka vlerësuar si marrëveshje të mirë ujdinë e arritur sot me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump është bërë një hap i madh përpara. Vuçiç po ashtu ka bërë të ditur se Trump i ka thënë se dëshiron të vizitojë Serbinë.

“Kemi diskutuar shumë tema dhe presidenti Donald Trump shprehu dëshirën e tij për ta vizituar Serbinë”, ka shkruar Vuçiç në Twitter.

“Kemi arritur një marrëveshje të mirë dhe kemi bërë një hap të madh përpara”, është shprehur ai.

“Është esenciale që të adresohen këto marrëdhënie nëpërmjet një marrëveshjeje të koordinuar me fuqinë më të madhe të botës dhe që të adresohet ekonomia mbi të gjitha”, tha presidenti i Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA