Funksionon vaksina ruse/ The Lancet: Ka krijuar antitrupa gjatë përdorimit

05/09/2020 12:21

Shkencëtarët ruse nxorën raportin e tyre të parë mbi vaksinën e koronavirusit, duke thënë se testet e hershme treguan shenja të një përgjigjeje imune të organizmit.

Raporti, I publikuar në revistën prestigjoze mjekësore The Lancet, thotë se çdo person të cilit iu administrua vaksina zhvilloi antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk paraqiti asnjë efekt anësor serioz.

Rusia e licencoi vaksinën për përdorim lokal në muajin gusht, duke u bërë vendi I parë që bënte diçka të tillë, që përpara se të dhënat të bëheshin publike. Ekspertët thonë se testet janë zhvilluar në shkallë shumë të vogël për të provuar qartë efikasitetin e tyre dhe sigurinë.

Por Moska i përshëndeti rezultatet e fundit, duke I cilësuar si përgjigjen më të mirë ndaj kritikëve.

Disa mjekë perëndimorë kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e punës së Rusisë, duke lënë të kuptohet se gjatë rrugës, mund të jenë kapërcyer hapa të rëndësishëm. Muajin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin deklaroi megjithatë se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara dhe tha madje se një të tillë, ia kishte dhënë edhe vetë vajzës së tij.

Top Channel