Plazh në shtator/ Temperatura të larta, bregdeti i Shëngjinit “gëlon” prej pushuesve nga Kosova

05/09/2020 16:33

Në plazhin e Shëngjinit ende ka pushues të shumtë.

Vizitorë të ardhur kryesisht nga Kosova i kanë rikthyer gjallërinë zonës bregdetare të Shëngjinit këtë fundjavë. Temperaturat e larta shihen si zgjidhje mjaft e mirë për të kaluar edhe disa ditë pranë detit.

Për shumë vizitorë muaji shtator shihet si ideali për të kaluar pushimet. Ky sezon nisi me shumë vështirësi si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19.

Ndërsa fundjava me mot të mirë, për biznesin e Shëngjinit duket se po jep shpresë edhe sa i takon ditëve në vijim.

Top Channel