Joe Biden: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë

04/09/2020 21:58

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden deklaroi se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.

Biden u shpreh kështu në Wilmington, të premten, teksa po mban një fjalim para zgjedhjeve presidenciale. Në një pyetje të një gazetari për marrëveshjen në Washington, ai ka thënë se nuk e di cila është marrëveshja, por Kosova duhet të jetë e pavarur.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se – Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Bideni.

Top Channel