E enjte, 14 Maj 2020
14:43
Kandidatët e SPAK/ Më 18 maj nisin intervistat nga KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, njofton se në datën 18.05.2020 do të zhvillohen intervistat me kandidatët.

14:37
“Udhëheqësit duhet të japin përgjigje të vërteta”/ Yuri Kim: Liria e mediave, thelbësore për demokracinë

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Twitter, ambasadorja Yuri Kim theksoi rëndësinë e lirisë së medias.

14:36
Rinisja e futbollit/ Gati kalendari për mbylljen e kampionatit dhe Kupës

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kampionati në Shqipëri të rinisë me 3 qershor.

14:30
Dhunë bashkëshortes, të dehur në timon dhe pa lejedrejtim/ Policia arreston disa persona në Elbasan

Gjashtë shtetas kanë rënë pranga në Elbasan pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

14:20
Shtohen rastet me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është rritur në 1.723.

14:11
150 punonjës fasonerie, para Drejtorisë së Tatimeve: Kërkojmë kompensimin e pagës gjatë periudhës së pandemisë

Rreth 150 punonjës të një fasonerie në periferi të Fierit janë grumbulluar përpara Drejtorisë së Tatimeve për të kërkuar kompensimin e pagës gjatë periudhes së pandemisë.

14:10
Video/ Recitoi me emocione “O moj Shqypni” në parlament, deputeti bën gafën: At Gjergj Fishta…

“Ah moj Shqypni e mjera Shqypni” , me këto vargje nga vjersha “O moj Shqypni” e ka nisur fjalën e tij në parlament deputeti i opozitës Ervis Meço.

14:01
Edhe “pallati i VIP-ave”/ Tërmeti i 26 nëntorit, sa godina të tjera do shemben dhe kur

Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi sot shembjen e 2 pallateve dhe 86 ndërtesave të tjera të dëmtuara nga tërmeti.

13:53
Gjetën pjesë nga trupi i një njeriu brenda valixhes së tyre, policët prangosin 2 të rinj

Policia ka nisur një hetim për vrasje fill pasi u gjetën pjesë nga trupi i një njeriu brenda valixhes së një çifti.

13:36
Kapet 26-vjeçari i rrezikshëm! Kërkohej nga policia, ishte dënuar për rrëmbim dhe mbajtje peng/ EMRI

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar, dhe i dënuar për disa vepra penale është arrestuar në Shkodër.

13:34
Teatri në pronësi të Bashkisë/ Meta: Depozitova në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit, është antikushtetues

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat foli për çështjen e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë Tiranë.

13:21
Zyrtare/ Myslim Murrizi i zë vendin Rudina Hajdarit, merr postin e kreut të grupit

Tashmë është zyrtare, Myslim Murrizi i zë vendin Rudina Hajdarit dhe merr postin e kreut të grupit parlamentar demokrat.

13:21
Rifillon Bundesliga! Normaliteti i ri i futbollit gjerman

Kampionati gjerman i futbollit këtë fundjavë do të rinisë sezonin duke u bërë e para nga 5 Ligat më të rëndësishme të Evropës që ringre siparin e saj, event që do të transmetohet në platformën Digitalb.

13:09
Pushime në Turqi pavarësisht Covid-19? Ja kur lejohen fluturimet ndërkombëtare!

Turqia sapo ka arritur një sukses të vogël në luftën kundër pandemisë. Ankaraja do sa më shpejt të hapë sezonin turistik.

12:59
Robert de Niro sulmon Trump-in për pandeminë: I çmendur!

Legjenda e Hollivudit Robert De Niro e rindezi sherrin me Presidentin Donald Trump, duke e quajtur atë një “lunatik”, të cilit nuk i intereson sa njerëz vdesin” nga Covid-19.

12:57
“Lironi peshkopin, qenër”! Shpërthejnë tensionet në Malin e Zi!

Policia malazeze u përlesh me dhjetëra besimtarë të linjës së ashpër të Kishës Ortodokse Serbe në qytetin verior të Nikshicit, të cilët kishin dalë të protestonin për ndalimin e një peshkopi dhe disa priftërinjtë të akuzuar për shkelje të kufizimeve të lidhura me koronavirusin.

12:51
Vrasja e Devi Kasmit/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për grekun Eftimiu dhe 35-vjet për Elton Halipaj

SPAK ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për grekun Efthimoiu Efthimious, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.

12:45
Shkarkohet Rudina Hajdari? ‘No Comment’ nga grupi parlamentar demokrat, pritet…

Sot ne media po qarkullon lajmi se deputetja Rudina Hajdari është shkarkuar si kryetare e grupit parlamentar demokrat dhe se vendin e saj e ka zënë Myslim Murrizi.

12:40
Test fantazie… A shihni gjëra që të tjerët nuk i shohin?

Në qoftë se ke një imagjinatë të pasur, je në artikullin e duhur.

12:29
Këto janë 10 misteret më të mëdha që rrethojnë planetin tonë

Nga uji që mbulon pjesën më të madhe të Tokës te oksigjeni, këtu janë disa gjëra të çuditshme rreth planetit tonë, që shkenca ende nuk i kupton plotësisht.

12:24
“Korifenj trushpëlarë / Hajdari i kthehet Spiropalit: T’iu vijë turp që fyeni artistët

“Sa i përket Teatrit, ata s’janë artistë por disa politikanë që janë tallur gjithë jetën, edhe më parë me veten e tyre me vendimet. Janë disa korifenj trushpëlarë. 99% e artistëve që i kanë dhënë shpirt kësaj skene do vijojnë të jetojnë aty sepse Teatri shqiptar duhet të jetë dinjitoz”, kështu tha ministrja Spiropali në parlament për çështjen e Teatrit Kombëtar.

12:09
Spiropali për Reformën Zgjedhore: PD- LSI bëjnë pazar, opozita e re kërkon mbijetesën

Ministrja Elisa Spiropali tha se sa i përket sjelljes dhe qëllimeve për Reformën Zgjedhore opozita parlamentare dhe joparlamentare kanë ngjashmëri.

12:03
“Sot firmosim marrëveshjen me bankat për garancinë e dytë”/ Kreditë për bizneset, flet ministrja Denaj

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj deklaroi se ditën e sotme do të firmoset me bankat marrëveshja e dytë bankare, që mundëson likuiditet për të gjitha bizneset, në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

12:02
Rudina Hajdari shpërthen në Kuvend: Më vendosin shkopinj nën rrota, por unë nuk bëhem pjesë e pazareve

Rudina Hajdari ka shpërthyer me akuza në sallën e parlamentit.

11:59
12 njerëz me “superfuqi” të jashtëzakonshme!

Mund të prisni që njëri prej tyre të fluturojë apo një tjetër të shndërrohet i padukshëm, por jo, nuk është ky rasti.

11:56
Fotot/ Basha harron Covid-in dhe thyen rregullat e distancimit, ulet për ‘kafe’ me qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Durrës ku u takua me qytetarët, që sipas tij, po vuajnë akoma pasojat e tërmetit të nëntorit, dhe pandemia e ka thelluar më shumë krizën ekonomike.

11:46
“Arrestimi është i paligjshëm”/ Del nga burgu me ‘detyrim paraqitje’ ish-bosi i drogës Mentor Hadërgjonaj

Mentor Hadërgjonaj, një nga personazhet e dikurshëm të dosjes “Kokaina”, një histori ndërkombëtare e antidrogës përgjatë 2001 pasi riprovoi sërish prangat ka dalë nga burgu me masën ‘detyrim paraqitje’ pasi arrestimi i tij u cilësua i paligjshëm nga gjykata.

11:44
Shpresë në horizont! Testi për antitrupa ndaj koronavirusit shfaq “zhvillim pozitiv”

Një test që synon të vërtetojë nëse njerëzit kanë qenë të infektuar me koronavirus në të kaluarën, është miratuar nga zyrtarët shëndetësorë në Angli.

11:41
Misteri Covid-19/ Kina mund të sanksionojë zyrtarë të SHBA-së për hetimet e koronavirusit

Kina mund të vendos sanksione ndaj subjekteve amerikane dhe zyrtarëve të shtetit në shenjë hakmarrjeje ndaj padive të ngritura kundër Pekinit rreth pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan sot mediat vendase.

11:37
OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë 3 “të fortëve” të Tiranës

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

11:26
Greqia shtyn deri në 15 qershor mbylljen e kufijve me Shqipërinë

Qeveria greke ka shtyrë deri në 15 qershor mbylljen e kufijve me Shqipërinë.

11:16
Dosja e Bashës në Apel në shqyrtim në Dhomë Këshillimi

Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë në dhomë këshillimi ankimin e bërë nga Prokuroria e Tiranës kundër vendimit që pushoi hetimin ndaj Lulzim Bashës për lobimin e PD-së në ShBA dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, bëjnë me dije burime për Top Channel.

11:09
Të pazakonta! Këto kafshë albine ekzistojnë vërtet

Ju kishin zënë sytë më parë një gjirafë, ari apo iriq albin?

11:03
CoVid-19/ Rritet numri i të infektuarve, 18 raste pozitive në 24 orët e fundit. 11 janë vetëm në…

Rritet numri i të infektuarve në vendin tonë.

10:55
“E keni kthyer Kushtetutën si prostituta Amsterdami”/ Gjoni: Pse ka frikë Edi Rama nga listat e hapura elektorale?

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ralf Gjoni deklaroi se nuk do ta votojnë reformën zgjedhore, që sipas tij po e gatuan mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare.

10:44
‘Zgjedhorja’/ Andi Përmeti: Gjysma juaj s’do jetë më në këtë Parlament, po ia latë Ramës në dorë!

Deputeti Andi Përmeti u shpreh kundër emërimit të deputetëve nga kryetari i partisë dhe iu drejtua socialistëve në sallë, se gjysma e tyre nuk do jenë më në këtë sallë, nëse do vendosë sërish Rama.

10:42
4 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim në Tiranë/ Kultivuan fara narkotike në serë

Katër shtetas janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

10:39
Deputeti Jakimi deklaron votën kundër Reformës Zgjedhore: Jemi për lista të hapura

Deputeti Halil Jakimi në fjalën e tij në parlament ka deklaruar votën kundër Reformës Zgjedhore në rast se ajo nuk është me lista të hapura.

10:33
U arrestua sot/ Kush është kreu i grupit të kokainës Klajdi Gjeçi, mik i Emiliano Shullazit

Policia e Tiranës njoftoi sot se kishte arrestuar shtetasin shtetasin Klajdi Gjeçi i shumëkërkuar, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe të armëmbajtjes pa leje.

10:24
Koronavirusi/ Situata në Brazil, shkon mbi 13 mijë numri i të vdekurve

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 749 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

10:18
Basha takime me qytetarët në Durrës: Të goditur rëndë nga tërmeti e pandemia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Durrës ku u takua me qytetarët, që sipas tij, po vuajnë akoma pasojat e tërmetit të nëntorit, dhe pandemia e ka thelluar më shumë krizën ekonomike.

10:16
Aksident në Durrës! Përplasen makinat, 2 persona dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

10:11
“Shqiptarët në krizë mbijetese”/ Tabaku: Rama ligje në shërbim të miqve oligarkë, po u lë peshqesh një buxhet të rrënuar

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se Parlamenti mblidhet sot për një ligj që është në shërbim të oligarkëve.

10:09
Ndihma për familjet në nevojë/ ABI BANK i përgjigjet kërkesës së Kryqit të Kuq në Kamëz

Banka Amerikane e Investimeve u është përgjigjur kërkesave të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Bashkisë Kamëz duke ndihmuar 200 familj në nevojë. Ky kontribut i shtohet ndihmës së dhënë gjatë muajve të fundit për mbi 400 pensionistëve, në Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Paskuqan , si dhe dhurimit pak ditë më parë të tre respiratorëve për terapi intensive për shërbimin shëndetësor.

10:05
Covid-19 mund të infektojë zorrët, veshkat dhe organet e tjera

Sipas një studimi të fundit, koronavirusi mund të infektojë organet në të gjithë trupin, përfshirë mushkëritë, zemrën, mëlçinë, trurin, veshkat dhe zorrët,

09:53
Konflikt mes familjarëve në Durrës/ Dhunë dhe zjarr, arrestohen 2 kushërinjtë

Janë arrestuar në Durrës 2 shtetas si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

09:44
“Mund të mos jemi vetëm”/ Misteri i UFO-ve, dokumentet e sapopublikuara japin detajet e pazakonta

“Raportet e rrezikut” të sapopublikuara, ku përmbahen detaje të takimeve midis avionëve të marinës amerikane dhe “fenomeneve ajrore të paidentifikuara” zbulojnë detaje rreth incidenteve që u vendosën në qendër të vëmendjes, kur Pentagoni zyrtarisht publikoi muajin enshkuar, ​​video të tre takimeve të pazakonta.

09:38
Post Covid/ Qeveria italiane 55 miliardë € për ristartimin e ekonomisë

Qeveria italiane “ka hapur zjarr” me të gjitha municionet e saj kundër koronavirusit përmes vënies në dispozicion të 55 miliardë eurove në ekonomi me synim rimëkëmbjen e saj dhe zbutjen e efekteve sociale të krizës shëndetësore.

09:25
Vodhën me armë para në një banesë/ Dibër, kapet autori i katërt i ngjarjes

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve për vjedhjen me armë të një shume parash në një banesë.

09:13
Eksperimenti i frikshëm/ Ja sa shpejt mund të përhapet një virus si Covid-19 në një restorant

Një video virale nga Japonia synon të tregojë sesa lehtë mikrobet dhe viruset mund të përhapen në restorante kur vetëm një person është i infektuar.

09:01
Trump: Paralajmërimet e Faucit, të papranueshme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se një paralajmërimi i ekspertit për sëmundje infektuese, Anthony Fauci, rreth lehtësimit të masave kufizuese shumë shpejt, ka qenë i papranueshëm.

08:57
I kërkuar nga policia/ Kapet 33-vjeçari në Tiranë (video)

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një shtetas i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe të armëmbajtjes pa leje.

08:51
“Gurë, shishe, mjete piroteknike dhe gaz lotsjellës”/ Përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve në dy qytete të Malit të Zi

Policia malazeze hodhi gaz lotsjellës të mërkurën mbrëma për të shpërndarë grupe protestuesish në Nikshiq dhe Plevle, të cilët u përleshën me forcat e rendit duke kërkuar lirimin e një peshkopi të Kishës Ortodokse Sërbe që u arrestua për shkeljen e masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

08:40
Gjermania hap kufijtë me disa vende fqinje

Ndalesat për udhëtime të paarsyetuara nga vendet e treta, ku hyn edhe Ballkani Perëndimor, zgjaten deri më 15 qershor.

08:35
Portugalia ende nuk i ka shuar shpresat për turizmin pavarësisht pandemisë

Ekonomia e Portugalisë jeton nga turizmi. Gati 30 milionë pushues e vizitojnë çdo vit vendin. Industria e turizmit shpreson shfuqizimin sa më shpejt të kufizimeve për udhëtimet për ta rihapur në qershor turizmin.

08:29
CoVid-19/ Tritan Kalo me apel të fortë: Mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo u bën apel qytetarëve të mos e ulin aspak vigjilencën dhe shkallën e ndërgjegjësimit, pasi siç thotë ai rreziku është i pranishëm, dhe virusi ndodhet ende mes nesh.

08:13
OKB jep alarmin: Koronavirusi po shkakton probleme në shëndetin mendor

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se koronavirusi “mund të mos zhduket kurrë”.

07:46
Temperatura deri në 33 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje. Nesër pritet mot me diell dhe një rritje e ndjeshme e temperaturave.

07:30
OKB: Ekonomia globale tkurret 3.2 për qind më 2020

Sipas një parashikimi Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha që ekonomia globale do të tkurret 3.2 për qind këtë vit për shkak të Covid-19. Në raportin e publikuar në lidhje me gjendjen ekonomike botërore dhe prospektet për gjysmën e dytë 2020, thuhet se ekonomia globale do të shfaqë një tkurrje të mprehtë 3.2 për qind këtë vit, e nxitur nga shpërthimi i Covid-19.

07:15
Rikthehet gjendja e jashtëzakonshme në dy qytete kineze për shkak të COVID-19

Autoritetet kineze kanë vendosur një ndalim udhëtimi dhe një gjendje të jashtëzakonshme në dy qytete në veri-lindje të Kinës, për shkak të rasteve të reja të infeksionit të virusit korona, të cilat kanë shkaktuar shqetësim se vala e dytë e epidemisë ka filluar të përhapet.

06:58
E kërcënuan me thikë, ylli i Tottenham vidhet dhe rrihet nga grabitësit

Persona të maskuar kanë grabitur mëngjesin e së mërkurës banesën e mesfushorit të Tottenhamit dhe Anglisë, Dele Alli. Sipas BBC, dy persona u futën në shtëpinë e 24 vjeçarit që ndodhet në izolim me vëllanë e tij dhe partneret e tyre.

06:57
OBSH bën paralajmërimin e fortë: Covid-19 mund të mos zhduket kurrë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një paralajmërin të fortë duke thënë se Covid-19 mund të mos zhduket kurrë. Duke folur nga një konferencë për shtyp drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan hodhi poshtë zërat se virusi mund ta largohej.

06:42
Njihuni me mënyrat si të përfitoni më shumë hekur nga ushqimet

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit shoqërohet me një sërë simptomash të ndryshme. Njerëzit që vuajnë prej saj zakonisht ndihen të plogësht, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës. Studimet, kanë konfirmuar se 21 përqind e grave të moshës nga 19 deri në 34 vjeç kanë nivele të ulëta të akumulimit të hekurit në organizëm.

06:27
3 sëmundjet që shmangni duke ngrënë vakte të rregullta ushqimore

Mënyra e të ngrënit, planifikimi, koha dhe frekuenca e vakteve janë elementë të pandashëm të një stili jetese të shëndetshme. Një stil i tillë në vetvete e bën njeriun më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, diabeti apo ishemia. Këtë e thotë një dokument shkencor i publikuar në revistën Circulation, një publikim i Shoqatës Amerikane Të Zemrës, Sipas kësaj analize, koha dhe mënyra e të ngrënit ndikon në faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe ishemisë.

06:13
Ndikimi i dhjamosjes në shëndetin e meshkujve dhe femrave, zbuloni çfarë duhet të bëni

Yndyra akumulohet në mënyra të ndryshme në trupin e meshkujve dhe femrave. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Riverside të Kalifornisë, hormoni estrogjen tek femrat luan një rol të rëndësishëm në akumulimin e yndyrës.

05:58
3 racione me bulmet në ditëm, ja pse duhen për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se konsumi i produkteve të bulmetit, ul rrezikun e vdekshmërisë së parakohshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit kanadezë analizuan të dhënat e plot 130,000 individëve në 21 vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe.

05:31
FMN: Pasojat ekonomike të pandemisë pritet të jenë më të rënda

Një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se perspektiva ekonomike botërore mund të jetë edhe më e keqe sesa parashikimi i zymtë i njoftuar nga organizata muajin e kaluar. “Skenari ynë ka të ngjarë të bjerë pak”, tha Alejandro Werner, drejtori i FMN-së për Hemisferën Perëndimore (ku përfshihen të gjitha vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore), në një intervistë për Zërin e Amerikës.

04:56
​S’ka ushqim, Kanada kthen pandat në Kinë

Kopshti zoologjik në qytetin kanadez Calgary ka vendosur të kthejë dy panda gjigande në Kinë pasi nuk ka bambu të mjaftueshëm, i cili është ushqimi bazë për këta barngrënës të lezetshëm.

04:25
Rreth 5% e popullatës spanjolle kanë imunitet ndaj koronavirusit

Në bazë të rezultateve paraprake të një hulumtimi në Spanjë, vetëm rreth 5 për qind e popullatës kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit të ri.

03:49
SHBA, kreu i Bankës Qendrore zotohet për masa të fuqishme

Në SHBA, kreu i Rezervës Federale (Banka Qendrore), Jerome Powell, i bëri një vlerësim të zymtë ekonomisë së vendit në prag të rihapjes. Ai tha të mërkurën se vendi mund të përballet me një “periudhë të zgjatur” rritjeje të dobët dhe stanjacioni në të ardhurat, por u zotua se Banka Qendrore do të ndërmarrë masa edhe më të fuqishme, nëse nevojitet, duke bërë thirrje për më shumë shpenzime buxhetore.

03:20
Konventa demokrate për emërimin e zotit Biden mund të zhvillohet virtualisht

Si rezultat i frikës nga koronavirusi, Partia Demokrate është shumë pranë marrjes së vendimit për mbajtjen virtualisht të konventës në muajin gusht për emërimin e ish-Nënpresidentit Joe Biden si kandidat për president në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në vend të ngjarjes tradiconale madhështore.

02:48
Paul Manafort lirohet nga burgu si pasojë e shqetësimeve për COVID-19

Paul Manafort, kreu i dikurshëm i fushatës presidenciale të Donald Trumpit i cili u dënua si rezultat i hetimit të prokurorit të posaçëm për Rusinë, është liruar nga burgu federal për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit të tij në kushtet e shtëpisë për shkak të shqetësimeve për koronavirusin, tha avokati i tij të mërkurën.

02:30
SHBA/ Efekti i koronës, ekonomina në alarm nga rënia e çmimeve!

Çmimet po bien me një nivel shqetësues në Amerikë ku izolimi i koronavirusit vazhdon dhe njerëzit shpenzojnë më pak. Çmimet në shportën e konsumatorit kanë rënë për të dytin muaj rresht në prill, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës.

02:03
Pandemia e Covid-19, biznesi për alkoolin po lulëzon në SHBA

Biznesi për alkoolin po lulëzon në Shtetet e Bashkuara gjatë pandemisë koronavirus ndërsa amerikanët e bllokuar përpiqen të heqin mërzinë dhe ankthet në shtëpi. “Njerëzit që zakonisht blinin një shishe verë tani nuk dalin nga dera pa disa shishe, apo edhe një kuti”, thotë Davis Wills, menaxher në UnWined, një dyqan pijesh alkoolike në Aleksandria, Virxhinia, në periferi të Uashingtonit.

01:42
Kana dhe të tjerë/ Si e goditi koronavirusi industrinë e filmit?

As tapetë të kuq, as yje të kinematografisë, as Palmë e Artë. Për shkak të koronavirusit, organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë e anuluan. Fillimisht ata menduan ta zhvendosnin festivalin në fillim të verës.

01:11
Ekspertët: Vaksina e gripit sezonal mund të ndihmojë kundër Covid-19

Një studim i fundit, sipas ‘Corriere Della Sera’, tregon se vaksinimi kundër gripit sezonal përpara periudhës vjeshtë-dimrit mund të ndihmojë kundër Covid-19.

00:47
Arabia Saudite izolohet plotësisht gjatë Bajramit për shkak të Covid-19

Arabia Saudite njoftoi se do të izolohet plotësisht gjatë festës së Bajramit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ministria e Brendshme tha se izolimi do të jetë në fuqi nga data 23 maj, kur nis Fitër-Bajrami, deri në 27 maj, kur edhe përfundon.

00:25
Ngacmonte seksualisht vajzën/ Arrestohet babai, 18 vjeçarja i kishte regjistruar bisedat me telefon

Një 37 vjeçar u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë nga vajza e tij se ai e kishte ngacmuar seksualisht ndërsa vajza 18 vjeçare ka regjistruar me telefon edhe situaten mes saj dhe të atit duke ia dorëzuar policisë.

00:06
Zgjedhjet në 2021? Bylykbashi në Open: Politika ka rrugë plot surpriza

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ngriti dyshime nëse zgjedhjet mund të mbahen vitin tjetër. Bylykbashi tha se nuk e di askush nëse do të mbahen zgjedhje në 2021.

E mërkurë, 13 Maj 2020
23:54
‘Reforma Zgjedhore dhe qeveria tranzitore’- Bylykbashi debaton me Abilekajn dhe Sulon

Një debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe gazetarëve Arion Sulo dhe Enton Abilekaj.

23:29
“Studiot televizive duhen hapur edhe pa urdhër”- Abilekaj mbështet nismën e Eni Vasilit

Gazetari i njohur Enton Abilekaj doli në mbështetje të nismës së Eni Vasilit për hapjen e studiove televizve. Abilekaj tha se duhet hapur studiot televizive sepse janë mbyllur pa të drejtë.

23:01
“Kurrë nuk e kam dashur”/ Ish-futbollisti turk pranon vrasjen e të birit 5-vjeçar. Vdekja i ishte faturuar Koronavirusit

Ish-futbollisti turk, Cevher Toktas, 32 vjeç, e ka pranuar se ka mbytur me jastëk djalin e tij 5-vjeçar, 11 ditë pasi zyrtarët në Turqi konfirmuan se vogëlushi ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

22:57
Partnerja bukuroshe e Ronaldos mendon për fansat, poston pozat seksi teksa tregon… (FOTO)

Partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka vendosur që me postimet në rrjetet sociale, tua heq mendjen ndjekësve nga koronavirusi.

22:56
Maliq/ Babai donte të abuzonte seksualisht, vajza e regjistron: Ndjenjat nuk komandohen

Një 18-vjeçare në Maliq ka përjetuar tmerrin me babain e saj i cili ka tentuar që të kryejë mardhënie me të teksa kjo e fundit ka qenë për vizitë tek shtëpia ku ai jetonte pas ishte ndarë nga bashkshiortja.

22:49
Ekskluzive/ Flet nëna e vajzës që babai donte të abuzonte me të: Shteti duhet të marrë masa ose do e vras vetë

Një ngjarje shokuese është regjistruar ditën e sotme në Maliq, ku një 37-vjeçar, Rodolf M. ka tentuar që të kryejë mardhënie me vajzën e tij 18-vjeçare.

22:47
‘Legalizimi i kanabisit’- plas debati në Open mes Koço Kokëdhimës dhe Redi Shehut

Redi Shehu foli me tone të ashpra në Open në Top Channel ndaj projektligjit për legalizimin e kanabisit. Shehu tha se është plotësisht kundër ndaj legalizimit të kanabisit.

22:45
Femrat shqiptare që janë penduar që kanë bërë operacione plastike: Sa gabim… (FOTO)

Një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale është ajo për operacionet plastike. Shumë persona janë kundër, e shumë të tjerë janë pro.

22:34
‘Legalizmi i kanabisit’- Flet në Open Koço Kokëdhima

Në pjesën e dytë të emisionit Open në Top Channel po flitet për legalizimin e kanabisit. Në Open foli në fillim ish-deputeti i PS Koço Kokëdhima.

22:26
Vdekshmëria nga Covid-19 në SHBA: Më e lartë se parashikimi

Në SHBA, një model i rishikuar matematik për vdekshmërinë nga koronavirusi parashikon se deri në fillim të gushtit do të humbin jetën mëse 147,000 amerikanë, ose rreth 10,000 më shumë se një vlerësim i mëparshëm, kjo për shkak të zbutjes së kufizimeve për frenimin e pandemisë.

22:20
Habit Kancelarja gjermane: Kam qenë objektiv i hakerave ruse

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ka prova konkrete që dëshmojnë se ka qenë e shënjestruar nga ana e hakerëve rusë. Ajo shprehu zhgënjimin e saj “për këtë përpjekje të egër spiunimi nga ana e Rusisë”, raporton AFP.

22:13
‘Këtë vit turizmi do të provojë të mbijetojë’, flet në Open Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Shqipërisë, Sotir Çipa i ftuar në Open në Top Channel foli për krizën që pandemia i ka kushtuar turizmit.

22:10
A do të rriten çmimet në plazh? Ja si përgjigjet administratori i Hotel “Flower”

Oltion Caci, administrator Hotel Flower i ftuar në Open në Top Channel tha se këtë vit hoteleria ka një humbje të madhe në krahasim me vitet e tjera.

21:59
Në Shtëpinë e Bardhë… Stafi tani duhet të vendosë maska!

Presidenti Trump e ka shmangur përdorimin e maskës, megjithëse kohët e fundit stafit të Shtëpisë së Bardhë i është kërkuar që t’i verë ato, në përputhje me udhëzimet ekspertëve.

21:58
Mjeku i njohur në Open: Këtë vit duhet të bëjmë plazh, uji i detit e vret virusin

A do të bëjmë plazh këtë vit? Kjo është pyetja e shtruar për të ftuarit në pjesën e parë të “Open” në Top Channel.

21:55
Kryedoktori amerikan paralajmëron se vaksina mund të përkeqësojë Covid-19

Kryedoktori i koronavirusit në SHBA ka paralajmëruar sot se prototipet e vaksinave kundër koronavirusit mund të përkeqësojnë pacientët me Covid-19.

21:44
Pandemia e koronavirusit, Evropa shpëton sezonin turistik …

Bashkimi Evropian, prezantoi planin për një rifillim në faza të udhëtimeve këtë verë, me shpresën se do të shpëtohen miliona vende pune në sektorin e turizmit që kërcënohen nga pandemia e koronavirusit në Evropë.

21:35
Gjermania do hapë kufirin/ Në fillim vetëm me vendet fqinje

Gjermania tha të mërkurën se do ti japë fund kontrolleve në kufijtë tokësorë, të vendosur në kuadër të krizës së koronavirusit, nga mesi i muajit të ardhshëm.

21:30
Putin: Rusia ishte pranë falimentimit në fillim të viteve 2000

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se në fillim të viteve 2000, Rusia ishte në prag të falimentimit, ndërsa tani është e mbrojtur nga çdo ndërhyrje e huaj.

21:26
Koronavirusi në Kosovë/ Kurti: Kriza u menaxhua mirë

Dymbëdhjetë pacientë të prekur nga koronavirusi, janë të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

21:24
Fiks Fare/ Hetim tenderit për ruajtjen e ekskavatorit, APP: S’duhet të ishte fituesi!

Fiks fare vijoi investigimin për tenderin e Bashkisë Krujë, për ruajtjen e ekskavatorit të bordit të Kullimit, i cili dyshohet se është paracaktuar. Një ditë pas transmetimit të këtij investigimi, SPAK-u ka nisur hetimet, duke sekuestruar praktikën e tenderit dhe pamjet e transmetuara në emisionin Fiks fare. Ndërkohë, Bashkia e Krujës nuk dëshiroi të reagojë për këtë procedurë, duke u mjaftuar se “tani e ka marrë çështjen në dorë prokuroria”. Gazetarët e Fiks fare “gjetën” më në fund ekskavatorin, i cili ishte në punë në fshatin Budull në Fushë Krujë në gjendje punë dhe “ruhej” nga banorët dhe punëtorët.