‘Zgjedhorja’/ Andi Përmeti: Gjysma juaj s’do jetë më në këtë Parlament, po ia latë Ramës në dorë!

14/05/2020 10:44

Deputeti Andi Përmeti u shpreh kundër emërimit të deputetëve nga kryetari i partisë dhe iu drejtua socialistëve në sallë, se gjysma e tyre nuk do jenë më në këtë sallë, nëse do vendosë sërish Rama.

“Dje morëm një lajm të pritur por të keq, mosndryshimin e sistemit zgjedhor. Edhe në këto zgjedhje deputetët do të emërohen nga kryetarët dhe nuk do zgjidhen nga populli.

Nëse ju ia lini në dorë 100% Edi Ramës bërjen e listave kam frikë se 50% e juaja do mungojë në Parlamentin e ardhshëm. Kam frikë se ai po përgatit skenarin e 2013, për t’ju zëvendësuar juve me kriminelë. Dikush nga ju do thotë nuk e lejon ligji, por Edi Rama po përgatit me ligj kthimin e tyre si biznesmenë të ligjshëm të kanabisit”, tha ai.

Top Channel