Legjenda e Hollivudit Robert De Niro e rindezi sherrin me Presidentin Donald Trump, duke e quajtur atë një “lunatik”, të cilit nuk i intereson sa njerëz vdesin” nga Covid-19.

Aktori i famshëm ishte të martën në “Newsnight” të BBC ku foli për përvojën “surreale” të të jetuarit në Nju Jork gjatë shpërthimit epidemik dhe sesa I “neveritur” është me lidershipin e vendit.

“ E gjithë situata është shekspiriane. Është e tmerrshme. Ai kërkon rizgjedhjen dhe nuk interesohet as sa njerëz vdesin”, ishte komenti i tij.  Moderatorja Emily Maitlis u tregua më e kujdesshme e tha se ndjekësit e presidentit nuk do të pajtoheshin me De Niron dhe do ta votonin atë përsëri. Por ylli hollivudian nuk u tërhoq. “Ai nuk kujdeset për ata njerëz. Atyre mbase u pëlqen ta mendojnë ashtu, ose të gënjejnë veten, por ai nuk kujdeset për ata”, insistoi de Niro.

Aktori ka qenë kritik i hapur i Trumpit për vite me radhë, e kjo ka nisur që përpara zgjedhjeve të 2016-tës. Por as presidenti republikan nuk e ka lënë pa përgjigje. “Robert De Niro, një individ me një koeficient shumë të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierët e vërtetë nëpër filma. Kam përshtypjen se ai nuk e kupton se ekonomia është më mirë se c`ka qenë ndonjëherë, me nivelin më të lartë të punësimit dhe shumë kompani që po rikthehen në vend”, shkruan ai në Twitter.

Top Channel