Një 37 vjeçar u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë nga vajza e tij se ai e kishte ngacmuar seksualisht ndërsa vajza 18 vjeçare ka regjistruar me telefon edhe situaten mes saj dhe të atit duke ia dorëzuar policisë.

Rudolf Merolli ishte divorcuar nga bashkëshortja mëse një vit më parë ndërsa 18 vjeçarja ishte vajza e madhe e tre fëmijëve.

Jashtë kameras të afërmit e 37 vjeçarit deklarojnë se ai ishte kthyer pak kohë më parë nga emigracioni ndërsa i shohin me dyshim akuzat e ngritura ndaj tij duke theksuar se rritja e fëmijëve ishte shqetësimi i tij më i madh.

Top Channel