A do të bëjmë plazh këtë vit? Kjo është pyetja e shtruar për të ftuarit në pjesën e parë të “Open” në Top Channel.

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti tha në Open se duhet bërë plazh këtë vit sepse uji detit e vret virusin.

“Uji i detit përmban kripë dhe jod që e vrasin virusin. Ata që nuk lejojnë qytetarët të futen në det, nuk e paskan kuptuar akoma natyrën e virusit”.

“Edhe pishina nuk është problem. Në pishinë thjesht duhet pasur parasysh grumbullimi i njerëzve. Në pishina grumbullohen shumë persona’- tha Alimehmeti.

Top Channel