“Studiot televizive duhen hapur edhe pa urdhër”- Abilekaj mbështet nismën e Eni Vasilit

13/05/2020 23:29

Gazetari i njohur Enton Abilekaj doli në mbështetje të nismës së Eni Vasilit për hapjen e studiove televizve. Abilekaj tha se duhet hapur studiot televizive sepse janë mbyllur pa të drejtë.

“Nuk është askush AMA dhe kryeministri që të mbyllin studiot televizive. Ato janë mbyllur pa të drejtë sepse në studio ka shumë hapësirë për të ruajtur distancën sociale. Stuiot televizive duhen hapur edhe pa një urdhër.

Në qoftë se nuk hapen studiot televizive, pse jo të bëhet dhe një protestë”- tha Abilekaj. Edhe gazetari Arjon Sulo doli në mbështetje të Eni Vasilit për hapjen e studiove televizive.

Top Channel