Në Shtëpinë e Bardhë… Stafi tani duhet të vendosë maska!

13/05/2020 21:59

Presidenti Trump e ka shmangur përdorimin e maskës, megjithëse kohët e fundit stafit të Shtëpisë së Bardhë i është kërkuar që t’i verë ato, në përputhje me udhëzimet ekspertëve.

Për amerikanët, vendimi për të përdorur ose jo maskën është shndërruar gati në një deklaratë politike në klimën e betejës së re kulturore të koronavirusit. Duke filluar nga kjo javë, maskat janë të detyrueshme për punonjësit dhe vizitorët e Shtëpisë së Bardhë, pasi më shumë pjesë e stafit u testua pozitivë për koronavirusin, përfshirë Katie Miller, sekretaren e shtypit të nënpresidentit dhe gruaja e këshilltarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller.

Presidenti Donald Trump tha se ishte ai që i bëri maskat të detyrueshme në Shtëpinë e Bardhë. “Nëse ata janë në një distancë të caktuar nga unë, ose nëse janë në një distancë e caktuar nga njëri-tjetri, nuk kanë pse. Në rastin tim, unë nuk jam afër askujt”.

Trump kurrë nuk ka vënë një maskë në publik, përfshirë edhe gjatë vizitës së tij të fundit në një fabrikë prodhuese të maskave. Kjo është ajo që ai tha muajin e kaluar. “Mendoj se nuk më duhet një maskë për fytyrën ndërsa përshëndes presidentët, kryeministrat, diktatorët, mbretërit, mbretëreshat – nuk e di. Në një farë mënyre, nuk e shoh për veten”, tha Presidenti.Në fillim të prillit, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi amerikanët të përdorin maska për fytyrën për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ndryshe nga disa vende të Azisë ku maskat zakonisht vihen për arsye shëndetësore, shumëkush në Sh.B.A nuk është i mësuar me to. Madje maskat në këtë vend, kanë edhe ngjyrime politike. Një anketë e fundit tregon se 79% e demokratëve mbajnë maska në publik, krahasuar me 59% të republikanëve …

Top Channel