Deputeti Halil Jakimi në fjalën e tij në parlament ka deklaruar votën kundër Reformës Zgjedhore në rast se ajo nuk është me lista të hapura.

“Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore bën mbledhje ne resorte dhe hotele, dua t’ju kujtoj këtu që ne s’jemi noterë por deputetë, merreni për bazë, na merrni të mirëqenë se nuk do votojmë asnjë produket që bie ndesh me kërkesat tona, Nuk foli askush për Reformën Zgjedhore në atë mbledhje, nuk ishin marrë vesh për depolitizimin e administrates.

Keni 3 palë zgjedhje që i vidhni sovranitetin popullit. Shembulli më tipik është rasti i Dibrës. Ilir Beqaj është deputet në qarkun Dibër por nuk besoj se ka qënë ndonjëherë në ndonjë fashat të Dibrës. Ne jemi për lista të hapura, nuk votojmë asgjë pa ndryshimin e sistemit zgjedhor”,- tha ai.

Top Channel