FIFA, tjetër ‘stuhi’ për Infantinon, 39 fluturime private në 115 ditë për rizgjedhjen si president 24/11 20:55
Persona të maskuar kanë grabitur mëngjesin e së mërkurës banesën e mesfushorit të Tottenhamit dhe Anglisë, Dele Alli. Sipas BBC, dy persona u futën në shtëpinë e 24 vjeçarit që ndodhet në izolim me vëllanë e tij dhe partneret e tyre.
Alli është kërcënuar me thikë dhe gjatë incidentit ka pësuar lëndime të vogla në fytyrë. Mësohet se grabitësit kanë vjedhur sende me vlerë si ora dhe bizhuteri.
Ylli i Tottenham të gjitha pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë i ka dorëzuar në polici.
Top Channel