Gjetën pjesë nga trupi i një njeriu brenda valixhes së tyre, policët prangosin 2 të rinj

14/05/2020 13:53

Policia ka nisur një hetim për vrasje fill pasi u gjetën pjesë nga trupi i një njeriu brenda valixhes së një çifti.

Daily Mail raporton se një oficer e ndaloi çiftin duke ecur përgjatë një rruge, teksa tërhiqte një valixhe, pranë Pyllit të Dekanit në Angli.

Vajza në të 20-at nga Birmingham dhe burri në të 30-at nga Wolverhampton u arrestuan për vrasje e një personi. Një zonë e madhe është rrethuar në periferi të Coleford pasi pjesët e tjera të trupit u gjetën të shpërndara aty pranë.

Për më tepër detaje do pritet raporti mjeko-ligjor.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel