4 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim në Tiranë/ Kultivuan fara narkotike në serë

14/05/2020 10:42

Katër shtetas janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Kështu u bë ndalimi i I. M., 45 vjeç, banues në Tiranë; Q. M., 68 vjeç, banues në Tiranë; B. H., 44 vjeç, banues në Tiranë; L. M., 44 vjeçe, banuese në Tiranë; sii dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve N. M., 44 vjeç dhe F. M., 43 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Zgurë”, Njësia Administrative Zall Bastar, në një serë kanë kultivuar në kubikë fara narkotike, të cilat po tentonin t’i mbillnin në tokë.

Kubikët me fidanë kanabisi u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.  Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel