‘Këtë vit turizmi do të provojë të mbijetojë’, flet në Open Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë

13/05/2020 22:13

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Shqipërisë, Sotir Çipa i ftuar në Open në Top Channel foli për krizën që pandemia i ka kushtuar turizmit.

Ai tha se këtë vit nuk do të rriten çmimet nga turizmi.

A do të rriten çmimet nga operatorë?- e pyeti Eni Vasili.

‘Jo çmimet nuk do të rriten. Tashmë nuk kemi pse fshihemi kot, duhet thënë se ky vit është një vit mbijetese për ne. Ne nuk synojmë të përfitojmë port ë mbijetojmë. Nuk do të rriten çmimet dhe me ato para do mbulojmë kostot bazë’- tha Çipa

Top Channel