‘Reforma Zgjedhore dhe qeveria tranzitore’- Bylykbashi debaton me Abilekajn dhe Sulon

13/05/2020 23:54

Një debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe gazetarëve Arion Sulo dhe Enton Abilekaj.

Debati nisi kur Sulo tha se opozita po has në vështirësi në kërkesën e saj për qeveri tranzitore në zgjedhje. Sipas Sulos kjo kërkesë nuk është as tek rekomandimet e ODIR.

Pjesë nga debati:

Sulo: Qeveria tranzitore është kërkesë politike dhe ju duhet të argumentoni ndaj ndërkombëtarëve për këtë kërkesë sepse as ODIR nuk e ka në rekomandimet e saj.

Bylykbashi: Vetë ndërkombëtarët e kanë vendosur për Maqedoninë e Veriut. Këtë ta bëjnë edhe tek ne. Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona.

Abilekaj: Nuk jam kundër takimeve por një takim mes Ramës dhe Bashës si ai në 2017 do ta dëmtonte më shumë opozitën. Opozita u tërhoq me shumë se Rama me uljen në tavolinë për Reformën Zgjedhore.

Bylykbashi: Ishte një kusht nga Bundestagu për Reformën Zgjedhore. Takimi Basha- Rama është një skenar i dobët. Ne e dimë që me Edi Ramën zgjedhjet nuk janë të sigurta dhe nuk ka garanci.

Top Channel